Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë efektivin me inciale M.L, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të AMP-së mësohet se rreth datës 8 shkurt, në orën 19:00, në rrugën dytësore Marikaj-Vorë, ky shtetas duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.
“Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi u krye pasi më datë 08/02/2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l”, thuhet në njoftimin e AMP-së.
Lini një Përgjigje