Publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të të miturave, gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet

9 Shkurt 2025, 16:06Kronika TEMA
Publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të të

Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës me akuzën e pornografisë me të mitur pasi ato dyshohet se përmes një faqe Instagram-i kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.

Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi prokuroria për P.M dhe E.P.

Gjykata vendosi detyrim paraqitje për 19-vjeçaren P.M dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17 vjeçare E.P.

Për afro 5 ditë, kjo faqe e administruar nga dy vajza 17 dhe 19 vjeçare ka frikësuar minorenet, kryesisht të moshës 14-16 vjeç.

Në seancën e mërparshme, përpara oficerëve të policisë gjyqësore, të dyja vajzat kanë pranuar se kanë krijuar këtë faqe në rrjetet sociale, ndërsa gjatë seancës gjyqësore të sotme vajzat janë shprehur të penduara.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Gjykatsi qe i ka liruar duhet te hetoet urgjentisht. Jo, nuk jane te penduara keto karakurva, ndihqen keq vetem sespe u kapen. Felliqesira qe shkaterroni jeten e femijeve qe jane akoma te paformuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje