Shkrumbohet makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

9 Shkurt 2025, 19:11Kronika TEMA
Shkrumbohet makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e

Një makinë është djegur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr.5 në Durrës.

Sipas të dhënave të para, pronari i mjetit dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e shpejtë, automjeti tip “Skoda” është djegur plotësisht.

Nuk raportohen të lënduar.

Lini një Përgjigje