I dënuar me 7 vite burg në Greqi, kapet në Kakavijë 39-vjeçari shqiptar

25 Korrik 2024, 16:30Kronika TEMA
I dënuar me 7 vite burg në Greqi, kapet në Kakavijë

Policia greke ka ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një shqiptar të kërkuar.


Bëhet fjalë për Kreshnik Brakaj, 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës I CILI është ndaluar mesditën e djeshme.

Sipas policisë greke ai rezulton i dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe 3000 euro gjobë, nga Gjykata 5-anëtarëshe e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore.

Ky dënim i është dhënë në 4 qershor 2015 për “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.

Shqiptari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës së tij, ndërkohë që dokumentacioni do t’i kalojë Prokurorisë së Janinës.

Lini një Përgjigje