Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim me tjetër trupë gjykuese

25 Korrik 2024, 16:02Kronika TEMA
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë kthen

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.


Trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.”

Në datë 20 mars të vitit 2023, Apeli i Posacëm me vendim të gjyqtarëve Florjan Kalaja, Ilirana Olldashi dhe Miliana Muça, lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja.

Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes.

Ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

1 Komente

  1. M
    Me prokurë të posaçme

    Lajmi i paqartë! Nuk ishte i drejtë vendimi i shkallës së parë dhe Apeli e la në fuqi, apo e kundërta? Pse kërkohet ndërrimi i trupës gjykuese, ka patur ndonjë konflikt interesi; Ka patur shkelje proceduriale në të dy shkallët, apo çfarë...?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje