Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka degraduar në përplasje fizike në fshatin Tushemisht në Pogradec. Jetmir Muçollari pronar i “Hotel Driloni”, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës të zënë prej tij.
Ndërkohë, që operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, 52 vjeçari ka zgjeruar aktivitetet e tij në fshatin turistik, duke zaptuar hapësirat deri në prishjen e urave në parkun e Drilonit, duke sjellë ankesa tek banorët e zonës.
Mësohet se Ilirjan Tasellari në cilësinë e kryetarit të fshatit i ka kërkuar Muçollarit të heqë tavolinat e vendosura prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit.
Por, 52 vjeçari ka kundërshtuar lirimin e hapësirës, ndërsa bahskë me të birin Johan Muçllari kanë përdorur dhunën. Në këto pamje shihet momenti kur at e bir, dhunojnë kryetarin e fshatit Ilirjan Tasellari, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka sqaruar se kanë nisur procedimin penal ndaj personave të përfshirë në konflikt për motive pronësie.
Babë e bir, Jetmir dhe Johan Muçollari janë emra të njohur në zonën e Pogradecit për përplasjet e tyre. Dy vite më parë, Johan Muçollari i është bërë atentat. Po ahstu disa vite më parë, hotel Voloreka në pronësi të familjes Muçollari ishte shënjestër e plumbave.
Pse nuk arrestohen? Ka qene ne krye te detyres. Shqiperi hesapi.
se mbajne me rroga politikanet
Përsëri këta gangësterat Muçollari bëjnë ligjin në Pogradec ...ku është shteti po policia përse nuk i arreston..
Imagjinojeni Pogradecaret e dikurshem qe dikur bujqer - Intelektual te ndershem , dhe sote keta trima qe mundohen te behen plehra ! Keta plehra qe kerkohen te luajne rolin si Trima ! ketyre nje muzike live bam bam dhe i shikoni se si do kercejne Vallen popullore Napolonin !
Imagjinojeni Pogradecaret e dikurshem qe dikur bujqer - Intelektual te ndershem , dhe sote keta trima qe mundohen te behen plehra ! Keta plehra qe kerkohen te luajne rolin si Trima ! ketyre nje muzike live bam bam dhe i shikoni se si do kercejne Vallen popullore Napolonin !
Keta sikur duhet te kene mbiemer Çekiçi??!!Djemte e Veladin Cekiçit nga Buçimasi,njeri ka nderruar emrin tjetri mbiemrin,ne kete rast,I biri me nipin e Veladin Cekiçit,nga karrociere ne pronar lokalesh e hotelesh,sherrxhinj qe ne kohet!!
Prapë këta të fortët Muçollari? Po shteti ku është??