Zbulohet në Vorë magazina ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, më pas hidheshin sërish në treg! Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash, në pranga 2 persona

19 Korrik 2025, 09:47Kronika TEMA
Zbulohet në Vorë magazina ku falsifikoheshin etiketat e produkteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7.

Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me sigurinë ushqimore në numrin pa pagesë 112.

2 Komente

  1. F
    Fieraku

    Ne tere boten ndodhin, por ne Shqiperi është me e theksuar. Me thuaj si ushqehesh, te them se cfare shoqerije je. Është e cuditshme si veprojne nje pjese e individeve shqiptare, qe nga 1994 e deri tani. Shqiptare qe dhunonin e rrembenin vajza shqiptare dhe i nxirrnin ne rruget e Evropes. Shqiptare qe zinin me dhune token e pasurin e shqiptarit dhe nderonte pa leje. Shqipetar i veshur me uniforme e nuk te le te kalosh ne makine, po nuk i dhe kafene apo birren gjate veres. Shqiptare nga pedagog, mesuese apo edukator kopshti pa marre para ne dore per nje provim, kalim klase apo rregjistrim. Shqiptare te veshur me pushtet ne drejtesi, ne gjyqesor, prokurori, noter, avokater qe lirine apo denimin duhet ta paguash. Shqiptare fermer qe vazhdojne te perdorin pesticide qe vet atyre u ben dem gjatë spekatjes e jo me atyre qe i konsumojne. Mjek, doktor, infermiere qe po nuk u mbushe xhepat te lene te vdesesh. Tregatare e farmaciste qe per pese lek me teper falsifikojne datat e skadences, apo shitesa lagjes qe shesin pa problem produkte te skaduara. Kasape apo prodhues bulmeti qe shesin a bejne sallam kafshe te ndordhura dhe ta shesin "sapunin" djathin ne nisheshte si djathe jugu. Politikane si ky i fundit qe nga burgu del e shkoni e ben floke, zbukurohet, ngop edhe te dashuren, ndersa ruhet me police qe paguhen nga shqiptaret. Aq mullare është bere aty, sa as IA nuk mund ta kthej ate vend ne normalitet.

    Përgjigjjuni
    1. r
      roja i magazines

      Pas ketyre maskarenjve ka qendruar AKU dhe natyrisht pas AKU qendron politika shqiptare..Jane njerzit e sorollopit te tyre qe caktohen te puojne ne to. Le te verifikojne pasurite e tyre e pastaj flisni, Por kush i ben keto? Askush...Ikin nga AKU dhe harrohen , jetojne si lorde. Te gjithe keta nga ish ministra e ish deputete ministra e deputete, funksionare bashkish etj etj jetojne te mbytur ne pasuri, por askush nuk do qe ti shohi as vete qeveria. Ata perbuzin nje popull te tere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje