Detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Dy ditë më parë i kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë

10 Maj 2024, 15:33Kronika TEMA
Detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Dy ditë më

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në banesë nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme.

Mësohet se dy ditë më parë viktimat, të cilat u identifikuan si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin 'Xanax'.


Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë. Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, 25-vjeçarja dhe 40-vjeçarja u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje