Plagosi me thikë babain e saj, arrestohet 49-vjeçarja në Fier

10 Maj 2024, 13:11Kronika TEMA
Plagosi me thikë babain e saj, arrestohet 49-vjeçarja në Fier

Një 49-vjeçare ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje