Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit Durim Bedini

10 Maj 2024, 09:31Kronika TEMA
Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit Durim Bedini

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme prokurori i Prokurorisë së Elbasan, Durim Bedini.

Lajmin e trishtë e bën me dije Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke njoftuar se Bedini ndërroi jetë pas një komplikacioni akut shëndetësor.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor.

Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar.

Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje