Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna, tronditi mbarë opinionin publik.
Ndërkohë policia ka dyshime se familjarët e Erdgys Arrazit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.
Gazetarja Anila Hoxha, tha në "TopNews"se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.
Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.
"Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.
Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”, tha gazetarja Hoxha.
Çfarë kanë fiksuar kamerat
Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga ambientet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.
Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe.
Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave. Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.
Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij. Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.
Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.
Pa mar parasysh se a ka faj apo jo, kur të mbytet gruaja me 3 fëmi, nuk e di se pse ky "njeri" bie ne burg e nuk u shkoi pas. Çfarë kuptimi ka jeta për ketë, nuk mund ta imagjinoj dot.
Boll me kete fushate kunder meshkujve ne familje. Grate ushtrojne cdo dite dhune verbale ndaj burrave, kjo eshte absolute, kontroll telefoni, kontroll ku po shkon. Keto gjera rriten sa here qe financat nuk vijne ne shtepi, megjithese gruaja nuk ben asnje perpjekje per te kontribuar. Krimineli ne kete rast nuk eshte burri, eshte gruaja qe mori i mbyti 3 femije ne lume. Ai mund te jete burri dhe babai me i keq ne bote, por krimin e beri mamaja e femijeve. Aresyeja qe e beri eshte te hakmerrej ndaj burrit, te hakmerret ndaj tij, ti shkaktoj atij dhimbje si baba.
@krajli i grave ti spaske kuptuar asgje or mik ....ske faj se aq ke nxene ne jete ....driteshkurter
Po ti cfare ke kuptuar u paemer???!!! Krimi i Nenes Monster qe mbyti femijet e vete vetem se donte te ndeshkonte burrin, eshte kthyer kauz per levizjet feministe???? Ju jeni te cmendura. Shqiperia eshte e mbushur me gra te cmendura dhe qe mund te kthehen ne kriminele ne cdo minute, ju e keni mendjen si te ndeshkoni burrat duket vrare femiet. Turp te kesh Paemer.
Ou duhet te mbytet burri!!!???? Jo mi jo gruaja duhet te mbronte femijet. burri me zor do mbahet?? ste do me burri, ik merr femijet dhe vazhdo jeten. Pse te mbytet burri?? As femijet dhe as ajo. kur marredheniet prishen, ekziston divorci. Askush nuk mbahet me zor, e me kercenime....
Ore si nuk diskutoi njeri se si ndihet ai baba ne burg, me tre femije te mbytyr nga nena e femijeve te tije???!!! Cmenduria e grave ne shqiperi ka arritur kulmin.
Ne qofte se ajo ne momentin qe eshte te ura ka pare bashkshortin ne makine duke kaluar , kush e verteton kete ???? nga dihet ky detaj. Se fillimisht u tha qe ne momentin kur grate dolen nga lokali u pa bashkshorti ne makine , nderkohe qe ne video sduket asnje makine te kaloje
Kaq e thjeshte eshte te marresh nje femije 9 vjec, ta ngresh mbi parmake e ta hedhesh?! E femija tjeter 7 vjec, rri me qetesi e shikon?! Cfare po thoni?
Nëse mendoni që i ka hedhur e ëma atëhere mjaft përdorët terma u hodh bashkë me fëmijët apo u vetëflijua sepse kemi të bëjmë me VRASJE. Ajo ka vrarë 3 fëmijë për një copë burrë që i shkoftë shpirti në ferr! Amen.
Sa per saktesim! Ne videon e ores 20.21, ajo e ka kaluar Uren e Vjeter te Bunes (ne vijezim ajror) dhe ndodhet ne trotuarin e rruges kryesore ne drejtimin qe te shpie ne kryqezimin e Ures se Re te Bunes. Distanca midis lokalit Panorama dhe vendndodhjes ne videon e ores 20:21 eshte rreth 500 m (rreth 10 minuta ne kembe shoqeruar me femije). Ura e Vjeter e Bunes ndodhet rreth 120 m nga lokali Panorama dhe ne ate pjese te rruges nuk kalojne makina. Ne rast se e ndjera ka pare diçka, duhet ta kete pas ores 20:13 (pra ne pjesen e rruges pasi kalon Uren e Vjeter te Bunes). Me pak fjale, nqs. e ndjera eshte hedhur nga diku, nuk mund te jete hedhur nga Ura e Vjeter e Bunes (gjithmone nese "fitili qe ndezi dinamitin" eshte vizioni i bashkeshortit me dashnoren hipotetike).
Sa futes hundesh keta gazetaret ne zellin per ceshtje personale! Sikur ta kishin te pakten gjysmen e ketij zelli per te investiguar hajdutlleqet qeveritare mund ti kishim kursyer te paktenv gjysmen e tyre.
Personalisht mendoj qe kunata i ka transmetuar informacione, qe e kane trazuar se tepermi...mendoj se makina qe kalon eshte histori naive per t'u besuar!... ne fund te fundit ç'rendesi ka. Tashme cdo gje ka marre fund.
Gjithcka mund te ndodhe dhe kjo ngjarje eshte teper tronditese,por ama nje nene nuk vret femijet dhe pastaj vetvritet. Po te veprojne te gjitha nenat keshtu? Prandaj dicka me e thelle eshte ne kete ngjarje.
Pa asnje justifikim ky eshte nje krim qe as kafshet nuk e bejne,te mbysesh femijet do te thote vampir dhe kjo femer shkofte ne ferr prandaj ata qe e cfajsojne jane te tille,sa per te shoqin ai duhet denuar sa me shume .
Ka shume pasaktesi ky artikull! Gazetari shkruan: "Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij"... Kush ia tha kete gje gazetarit? E ndjera qe vdiq, pra ajo po shkonte drejt vdekjes dhe gazetari merr vesh qe e ndjera pa te dashurin! Pak profesionalizem ne shkrim, jeni cope-cope. "Bashkeshorti ne makine me te dashuren e tij" eshte histori e nxjerre nga goja e kunates, ajo duhet te shpjegoje se ku u pa kjo makine, sepse te lokali "Panorama", po e perseris, eshte pedonale dhe fizikisht nuk kalojne makina.
ke shume te drejte shkodran... gazetari eshte i trashe, keta debilat qe e gjykojne ketu nenen jane akoma me te trashe! Barbona me dy pare tru...pale po mer edhe rrogen si gazetar ky trashamani qe e ka shkruar kete artikull! Na mbyten idiotet... tmerr!!!
Shqiptaret duhet te shohin dhe te korrigjojne balancat sociale, shoqerore dhe te ingranohen ne boten bashkekohore... sepse genjeni vehten kur thoni se po jetojme ne 2024... Shqiptaret po jetojne akoma 200 vjet mbrapa Botes... dhe kjo eshte pasoje e qeverisjes e cila nuk shikon te ingranoje popullin e vet... por shikon te mbushe trenat me flori dhe popullin ta lere ne injorance... Ata 3 femije dhe ate grua I vrau injoranca... I vrau shteti qe nuk I intereson jeta sociale e popullit te vet. Ai I shoqi mundet te jete cfaredo ...por ne kete rrast nuk ka pse te mbahet ne burg... sepse tradheton... dhe cfare???? Cili eshte ai burre qe nuk tradheton???? Asnje. Atehere te hidhen te gjitha grate dhe femijet ne lume??? Beni shtet njehere pastaj behuni njerez. Lerini perrallat me Shqiperia turistike dhe Maldive e Alpet e Zvicres... sepse jeni 200 vjet mbrapa.
Rezultati ne Shkoder: Nje kamikaze e vetvrare; tre ëngjëj qe shkuan te parakohshem në qiell dhe nje i "forte" qe meriton të terhiqet zvarre neper Shkoder.