Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, cilat janë 2 pistat e hetimit

13 Qershor 2022, 15:34Kronika TEMA

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, cilat janë 2 pistat e hetimit

E shkuara kriminale dhe konfliktet e kohëve të fundit janë pistat që po verifikohen nga policia për vrasjen e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj. Hetuesit kanë zbarkuar në banesën e viktimës dhe sipas burimeve nga kontrollet e ushtruara është gjetur një vazo e mbjellë me lëndë narkotike, si dhe një jelek antiplumb.


Sekuestrimi i kësaj të fundit si dhe i armës së gjetur në makinën që lëvizte i riu në momentin që u hodh në erë me rreth 200 gramë lëndë plasëse ka shtyrë hetuesit të mendojnë se viktima i druhej një atentati.

Aleksandër Sadikaj jetonte në zonën e Saukut me një vajzë me të cilën mësohet se ishte në lidhje prej kohësh. Kjo e fundit së bashku me familjarë të viktimës janë marrë në pyetje, por dëshmia e tyre nuk ka ndihmuar hetimin. Ajo ka thënë se nuk ka pasur dijeni për konflikte të viktimës.

Deri në këtë fazë, hetuesit ende nuk kanë zbuluar vendin ku i është montuar lënda plasëse automjetit që lëvizte Sadikaj. Verifikime po kryhen dhe me komunikimet e fundit të viktimës, për këtë arsye telefonat celularë që ai kishte në përdorim janë çuar për ekzaminime.

Kamerat e sigurisë në zonat që ka lëvizur 27-vjeçari konsiderohen kyç në mekanizmin që kanë përdorur autorët për montimin e lëndës plasëse që i mori jetën paraditen e së shtunës Aleksandër Sadikajt, një emër i njohur për policinë.

Lini një Përgjigje