Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin: Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje

13 Qershor 2022, 12:22Kronika TEMA

Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmia e shokut “fundos”

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit. Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini.

Për shkak të një defekti porcedurial, të lidhur me kohën e arrestimit, gjyqtari hetues i Gjykatës së La Spezia nuk vuri në fuqi arrestimin e Daniele Bedinit, i akuzuar për vrasjen e Nevilës dhe Carlo Bertolotti, e njohur si transeksualja Camilla. Por ai mbetet në burg për indikacionet e rënda të fajit që po dalin ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës. Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka folur në një intervistë për Rai.


Vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares me origjinë shqiptare Nevila Pjetri dhe i Carlo Bertolotti, transeksuales Camilla me banim në Albiano Magra, qëndron i paraburgosur në burgun Villa Andreino, në La Spezia, ku u bë marrja në pyetje pasditen e djeshme.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve. Bedini akuzohet se ka vrarë Nevilën, 35 vjeç, dhe në të njëjtën natë Camillën, të dyja në të njëjtën mënyrë: të shtëna me armë zjarri në kokë. Motivi dyshohet se është  ai i grabitjes për të marrë para për të blerë drogë.

Vrasjet kanë ndodhur në një zonë mes Liguria dhe Toscana, në komunën Sarzana, në Marinella, zonë e njohur për prostitucion.

Hetimet e kryera nga karabinierët e La Spezia-s, vijojnë me shpejtësi në pritje të konfirmimit të inspektimit të Ris di Parma që u bë dje dhe ku u identifikuan gjurmë gjaku në automjetin e Bedinit.

Ndërkohë, mësohet se me mbërritjen e karabinierëve në shtëpinë e tij ditën e arrestimit ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga tarraca në rrugë.

Më pas ai u bllokua nga dy policë. Arma e vrasjes, një pistoletë e kalibrit të vogël, nuk është gjetur ende. Babai i Bedinit kishte denoncuar zhdukjen e armës, të marrë nga një kasafortë që ishte thyer: burri e vuri re vjedhjen të shtunën e kaluar në mbrëmje. Pak orë më vonë ndodhi krimi i parë, ai i Nevila Pjetrit, e vrarë me një armë të kalibrit të vogël ashtu si ai që u zhduk nga kasaforta e babait të  Bedinit.

Ndër pistat ndaj Bedinit është edhe dëshmia e një miku të tij të denoncuar në dokumentet e gjyqtarit.

“Më erdhi në mes të natës, këmisha e tij ishte e njollosur me gjak, po qante dhe kishte dokumentet e një gruaje”. Shoku i Bedinit  shtoi se dukej qartë që 32-vjeçari kishte bërë diçka serioze.

1 Komente

  1. K
    Komshiu i rrotes se k....qe ha paret e prostit

    Na ça te menderen me kete kurven ka 1 jave. Kur ishte grua me burre, çar kerkonte ne mes te nates ne makine me italianin kjo? Nuk vajti e mori ne shtepi me zor dhe ia çau deren. I shoqi ban dhe sikur nuk dinte gja se çfare pune bante gruja. Ai flinte gjume gruja binte paret ne shtepi. Kur mori.lajmi dhene dhe kur e mori vesh gjithe Shqiperia se çfare grua ka marre, ben sikur nuk dinte gje se ka hall mos e talle fisi dhe shoqeria. Se kur vijne ne Shqiperi ne gusht tipa te tille shesin pordhe qe jane rregullu mire ne Itali. Palle qe e ka mbajt prostituta me lek ne kembim te letrave italiane.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje