Përplasi me "Range Rover" dy efektivët, gjykata lë në qeli Hysen Picin

13 Qershor 2022, 10:17Kronika TEMA

Përplasi me "Range Rover" dy efektivët, gjykata lë

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Hysen Picin, i cili përplasi me makinë pak ditë më parë 2 efektivë policie.

Më 9 qershor  Hysen Pici, shoferi i “Range Rover” përplasi efektivët, pasi po ecte në sens të kundërt lëvizjeje.

Më pas, Pici qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga mjeti i tij. Në këto momente edhe efektivët e policisë qëlluan me armë, në tentativë për ta ndaluar.

Pici, në gjendje të dehur mundi të largohet, duke vrapuar në rrugicat e lagjeve, por u arrestua pak minuta më vonë. Atij i është sekuestruar edhe pistoleta që kishte.

Ndërkohë njëri prej efektivëve u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje