Kapet me 20 kilogramë kokainë, arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku

12 Qershor 2022, 09:56Kronika TEMA

Kapet me 20 kilogramë kokainë, arrestohet në Itali

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas ABC news, Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e  San Benedeto del Tronto në Itali.


Mësohet se Kajmaku dhe grupi të cilit ai i shërbente ishin nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga ana e policisë. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse dhe banesa në lagjen ku kryheshin bisedat dhe takimet për trafikun e drogës.

Autoritetet italiane kanë kërkuar gjithashtu informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me shtetasin Agim Kajmaku, i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit.

Pas mbajtjes rreth 8 muaj në përgjim intensiv të ish-kryebashkiakut, policia ka ndërmarrë operacionin ku ka sekuestruar dhe lëndën narkotike që në treg kap një vlerë rreth 1 mln euro.


Kujtojmë se Agim Kajmaku u zgjodh në krye të bashkisë së Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por pasi u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit  një dënim për falsifikim parash në Greqi dhe pas vërtetimit nga prokuroria, atij iu hoq mandati nga KQZ-ja.

6 Komente

  1. P
    Prind

    Paskemi votuar vec per kriminela!. Partia qe kemi dashur te na qeverise, na paska ofruar vec kriminela. Lind pyetja: a eshte rastesi qe Rama na paska ofruar kaq shume kriminele apo ne fakt ky eshte nje kukull i vendosur atje nga krimi dhe qe punon vec per hesap te tyre? Nese jo, atehere kush e ofroi Agim Kajmakun ne PS? Kush ja serviri Rames si burre te mire? Cfare zhgenjimii...paskemi qene vertet dele...

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O KOQE KANARI. Shqipëria ka 3milion shqiptarë ku 2,5milion janë trafikantë,dallaverexhi,hajdutë,mashtrues ,të KORRUPTUAR,...... Kape nga presidenti dhe e shoqja dhe poshtë. Po nuk qe i tillë ,kur merr poste të bëjnë të tjerët ose më mirë €€€€€.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vendimi

      Edhe pse tashti jo më k-qe/bashkiak i ps, kjo parti duhet të ndiej përgjegjësi se si e qysh ky trafikant ka mundur të penetrojë deri në radhët e kuadrove të saj. Xhanëm dihet: parja ngre ujin për tërma, deri ke koka e bashkisë. PS, si zakonisht, mund të ngrejë supet, se gjasme nuk e dinin çfarë tipi është, por kur "nuk e njihnin" si e vunë në kanditaturë? Cilët kanë janë ata që "e njihnin" dhe që e kanë propozuar, sa para kanë marrë etj. Ka të tjerë të tillë? Nuk mund të vemë dorën në zjarr që nuk ka.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Duhet te jete ndonje rastesi se nuk ben vaki thot populli,gjithe suita e edvin ziut bandite trafikant por ky duket ok nuk ka vjedhur breke neper spanje si ai drejtori laqit nuk e ja ulur moralin e partise vet,dhe kot thone ballkani hapur ky edvin kolera po e shkaterron shqiperin pa ndihmen e vuçiç vetem me hajdutet e vet i bejn me keq shqiperis se ballkani i hapur i mbyllur ah kolere jeni ju komunistet mire e ka berisha revolucion kunder krimineleve nuk ja ketu me dialog me zgjedhje te ndershme etj etj

        Përgjigjjuni
        1. k
          konformist oportunist

          popull, ky eshte njeri i mire ,rob zoti si i thone ,por beri gabim qe u mor me politike ,gjithe ajo pare e madhe qe futet ne shqipni nga droga futet perndryshe do vdisnim fare,ska lidhje socialist apo demokrat ,kush te mundet merret me ate pune.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejku

            Pergjegjsia eshte "personale", ka thon i modhi... Ne fund te fundit: - C'me duhet mua se cfar bej une ???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje