
Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë, pasi është kapur me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij.
Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove. ABC ka mësuar se për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë.
Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.
Pas kapjes së tij autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit.
Për më shumë se 8 muaj policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me 20 kilogramë kokainë.
PU, PU, PU. Ku ishte Agim Kajmaku aty?
Kush ka ngelë pa u kap akoma ? Kur e cilësoj që Shqipëria është 80 % abuzive , kam parasysh çdo hallkë të shtetit. Pronat e ngritura, bizneset, ndërtimet pa leje e pa kriter, vendimet gjyqësore, deri te emërimet e kryetarëve të çdo istance. Kot u lodhen me reforma. Spaku , gjykata etj. Ne s'kemi pse harxhojmë e humbim kohë. Na i kap bota "vipat" e viçat. Ne na ngelet si detyrë të ngremë sumen në bulevard e të urojmë "gëzuar Ramadonin". Sa shtet legen. Mbahet në këmbë nga krimi. Nuk arrestojnë dot një Berishë e një Medi. I sjell vërdallë copa shpellarit. Pasi vrau ligjet e këtij vendi, pasi krijoi fermat pluraliste kanabiste, tani thotë : narko shteti. Narko shpellares që e ka pjelle në stallë.