I doli emri në hetimet e SPAK, reagon mjeku shqiptar: Në Itali shkoja për vjehrrën e sëmurë

13 Qershor 2022, 10:06Kronika TEMA

I doli emri në hetimet e SPAK, reagon mjeku shqiptar: Në Itali shkoja

Një nga dy mjekët të cilit i doli emri në hetimet e SPAK lidhur me operacionin në Itali e Shqipëri për mashtrimin e korrupsionin në sistemin shëndetësor të vendit fqinj, Aurel Vula, ka reaguar me një deklaratë.

Mjeku pediatër shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që është folur në media ndaj tij ditët e fundit për çështjen në fjalë.

Vula shkruan se udhëtimet e tij në Itali kanë qenë rastësore shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së prindërve të bashkëshortes së tij, me vjehrrën që ka ndërruar jetë.

Ai thekson se si mjek pediatër nuk ka lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë për pacientët e sugjeruar për shtrim në Itali.

Vula shkruan më tej se nuk ka lëshuar asnjë dokument të asnjë lloj natyre që mund të ketë lehtësuar procedurat e kalimit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në Itali. 

Mjeku u bën thirrje mediave që të respektojnë integritetin profesional e moral.

Reagimi

“Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.

Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të  nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën.

Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.

Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;

Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin italian; 

I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.

Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.

Me besimin e plotë tek drejtësia.”

6 Komente

  1. A
    Anri

    Mashtruesa!! SI ka mundesi qe te gjithe thoni, jooooooooo nuk isha une, jeni gabim, respektoni privatesine. E nga ana tjeter futeni brenda e nje pjese prej jush paguajne fort e dalin te pafajshem..

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi

      Burri I Zhakut ti, I pafajshem? Hahaaa! E Non lol so se mi spiegho! Po ju jeni te perlyer deri ne fyt ore. Vetem Spak yni nuk e sheh kete. Kur do behet nje dite drejtesi ketu, qe ti e hot shoqe te shkoni aty ku e meritoni, ne burg!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Nje nga nje, do veje ne vend gjerat. Keta jane hajdut 24 karat. Mbase ndalojne tani qe e shikojne qe burgu i pret po shkelen ligjin. Deri me sot, jane hequr sikur e kane mallin e tyre, kane bere marifete pa mbarim.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bisha NANO

        NGA FYTYRA DUKESH PAK SI MAFIOZ O dr. Vula Aurel….

        Përgjigjjuni
        1. h
          hektor

          Pse ka hajdut qe e pranon krimin....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ariu.

            Po ik ore hajdar, nuk e shef ti, finanza italiane e ka personale me ty, a mortja që stë ha ty pis i dreqit, dil në gazetë sa të duash po në pidh të ro.ve do shkosh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje