Atentati ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, zbardhen detajet: Në kërkim për ngjarjen Kasandër Noga

13 Qershor 2022, 12:27Kronika TEMA

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, zbardhen detajet:

Hakmarrja mund të jetë arsyeja kryesore e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut që tronditi të Dielën qendrën e Brukselit. Mediat belge shkruajnë se ndër të dyshuarit kryesorë është Kasandër Noga, ndaj të cilit policia është vënë menjëherë në kërkim. 44-vjeçari është një emër i njohur i botës së krimit.

Sipas mediave belge, e gjithë saga e krimit ka nisur në vitin 2000 kur Kasandër Noga hyri në Sanatorium, ku pasi u hoqën serumet nga krahu vranë me automatik Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit dhe Dritan Hajdinin, shok i vëllait të tij Geronit, të cilët ndodheshin të shtruar atje.

Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

Mediat belge shkruajnë po ashtu se Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje në këtë vend, por edhe për vrasje të kryera në Shqipëri.

43-vjeçari Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që qëlloi ndaj tij Noga, 3 prej të cilave pas shpine dhe 3 në këmbë.

Lini një Përgjigje