Atentati në Rinas, Policia e Lezhës ngre postoblloqe në disa akse kryesore për kapjen e autorëve

11 Nëntor 2025, 17:10Kronika TEMA
Atentati në Rinas, Policia e Lezhës ngre postoblloqe në disa akse

Atentati i ndodhur ndaj Gilman Dodanit afër aeroportit të Rinasit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës.

Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale.

 

Lini një Përgjigje