I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari

1 Gusht 2024, 12:17Kronika TEMA
I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet në

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë këtë të enjte.

Bëhet me dije se shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Blutë e Gjirokastrës njoftojnë se veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga policia e Tiranës.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje