I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

30 Tetor 2024, 17:20Kronika TEMA
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i

Masakra që tronditi Shkodrën, ka nxjerrë në skenë sërish një emër të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për familjen Lici. Hamza Lici mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili u arrestua në 15 shkurt të këtij viti në Turqi, por gati 1 muaj më vonë u lirua nga qelia.

Ibrahim Lici kërkohet nga drejtësia pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ngjarje për të cilën ka mohuar çdo akuzë.

Përplasja mes familjes së tij dhe familje Bajri ekspozohet në dosjen dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajës.

Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen

Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.

Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali. (A2)

18 Komente

  1. .
    ...

    Jevet Turq shqip foles, si Mustafa liçi, Barmam Bari me shokë nukë duhët që të lejohën që të jetonë në Shkoder..

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb ….

      Evgjitismou Bajrat jane orthodox . Millan e ka emrin i jati

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muhametis Mahmudzidis

        O Janulla. Pastroni Heladhen njehere nga Bej Leret pastaj merruni me Shqiperine.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hajduti i ndershëm

          I ke rën në kokë interrnim në Turqi për këto plera Serbo Turq

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zdrale

          Kjo është dora e Edi Ramës që vazhdon të vrasë të gjithë përkrahësit e PD në Shkodër....... . Edhe sot të dy të vrarët ishin militantë të zjarrtë të PD dhe kjo bëhet për të fituar lehtë zgjedhjet.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katunari

            Po o zdrale kari po,fiks Rama e ka bo.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dobraçi

              Shko mor trap . Ngjirre nje gisht , e fol

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkoder

                Vk cfare komenti. Sikur njerzit nuk e njohin realitetin e krimit

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lici

                  Zdale ik e laju se po te vjn era, sdral

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vk

                  Na plasi trapi per keta kastraveca barkderra e kokebosh. Nuk i mungojne askujt. ????Ca plehra me pak.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha

                    Mbetje turko arabe

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nua rroku

                      Iku dhe nje lic,radha

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sonila

                        Ska nevoje per hollesira, fotot tregojne shume.

                        Përgjigjjuni
                      2. h
                        hila

                        kokat i hangshin njeri tjetrit, dikur ishin ortake ne pune te pista, te dy fiset gjithmon kane ken problem, funderrina e shkores, kan ken e jane.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkodrani-Belgjike

                          Kta jan demokratë, që lici ka ken këshilltarë në kohën e pd, djali ish deputetit të pd u plagos sot. Duhet të hiqen tan policet e shkodres të ndrrohen të vin trima që punojn e arrestojn. Duhet survejim 24 orë në dobraç makina me targa fallso, me armë që shetisin nëpër shkoder, askush ska guximin ti ndalojë. Ktyne shum shpejt do ju vjen fundi max 3 vjen.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Edhe me 2 prillin kanë të bëjnë këta?!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lekbibasi

                              Kur te ha bytha do ta krruash, dhe kur e krruan te del gjak dhe kta si te PD qe jane qe nuk ju pelqen ligji por vete gjyqsia ne pith te kurvave te vene.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirona

                                Disa hale me pak.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje