I vodhën 120 mijë euro, zbardhet dëshmia e plotë e ish-zyrtares Alda Klosi

9 Janar 2023, 16:38Kronika TEMA

I vodhën 120 mijë euro, zbardhet dëshmia e plotë e

Është zbardhur dëshmia e plotë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit, e cila ra pre e një grabitjeje nga sanitarja e saj.

Në dosjen e plotë hetimore të siguruar nga Top Channel, Klosi ka treguar para grupit hetimor se në banesën e saj janë vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, të cilat ishin në pronësi të xhaxhait, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja, pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer.

Ajo ka pretenduar se këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në SHBA .

Klosi ka pretenduar se ka pasur po ashtu një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoji, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamanti. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmijë) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(pese qindëshe) dhe 200(dy qindëshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(një qindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. 

Deklaron se ka patur një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Mëri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”– thuhet në dosjen hetimore.

6 Komente

  1. B
    Bac u Kry

    Kjo e demtuara ka demtuar njeri apo thjesht e kane demtuar keta keqberesit?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne te vertete ...

      Bac u Kry, vetem ne Shqiperi gjithcka shndrohet ne muhabete mejhanesh nderkohe qe Bota i ka te ndara me Ligje gjerat . Kur Hajduti te hyn ne Shtepi e vjedh Kasaforten -ne baze te Ligjit te Shtetit : Arrtesohet Hajduti dhe cdemtohet i Demtuari . Mipro e gjithe Zhurma ne Media behet sepse e Zonja e Shtepise ,qeka e lidhur me Pushtetin dhe kjo ka bere qe Opozitaret te shperthejne ne Lehjet e tyre Tradicionale . Nqs do ishte dikush tjeter ,as qe do ndiheshin . Pra eshte thjeshte nji kakofopni e cfrenuar . _Nqs dikush ka Fakte se e Zonja e Shtepise ,ka abuzuar ne X afere ,atehere le ta coje ne Spak e jo bejne zhurme kot . _Te gjithe jemi kunder Korrupsionit , por gjithcka referuar Fakteve dhe Ligjit sepse s'jemi Afgabistan ,prandaj ky milet duhet te mesoje e civilizohet . - Boll me kto metoda Talibane Histerikesh .

      Përgjigjjuni
    2. G
      Genti

      Para të bëra ndër vite ? 150 mijë Euro ? Përveç disa miliona bizhuteri. Po ndër vite sa ka shpenzer zonja për ushqim, banesë, veshje, shkollim e pushime ? Sa e ka patur rrogën zonja që paska vënë mënjanë 150 mijë Euro përveç të tjerave ? Dhe këto para kesh të mbajtura në shpi. Se duhet të ketë edhe llogari bankare të deklaruara. Gjithë këto para për një zyrtare të lartë vijnë era korrupsion ose thënë më saktë vjedhje. Dhe kjo është zyrtare e lartë. Pra imagjinoni ç'kërdi bëjnë eprorët e saj ministra. Këtë vend e ka marë lumi.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhurm zhurm e vetem zhurm

        Genti , o po sa shpejt ja beni llogarine tjetrit more aman ! Pse cfar kjane 150 € burre e grua ne pune ,shume e madhe ? Pastaj sa i tajḱon bizhuterive ,ato i gjen ne cmime nga me te leverdiseshme kudo Europes ,prandaj mos u beni kaq histerike ,sepse eshte budallallek. Jurudiksioni i Botes nuk njeh llafet e pazarit por Fakte . Pastaj Bizhute mos te harrojme se dhurohen nga te tjeret e si blen vet Femra . Mso valle per shkak te Histerise te Kazanit ajo duhet t'i tregoje Opinionit se kush ja ka dhuruar apo cfar ? hahahah ku jemi ktu ne Arabistan . Ajo mundet fare mir t'i thite Medies _ mbylleni Halene ose do ju denoncoje per kte Histeri e disinformim qe beni per Prishje Imazhi Publik . Kush ka Fakte le te shkoje e dorezije aty ku eshte vendi . Oj jan turr te gjithe tu leh medieve kunder te Demtuares / Viktimes ! Popull i cmendur do thoshja une

        Përgjigjjuni
      2. k
        kacdhja

        Ka demtuar popullin nepermjet koncesioneve.Shefja e perhereshme e e zyrave te hajdut ahmetajt ne perputhje me ligjin themelor te ekonomise se tregut ka vepruar ,me jep te japj, por qe binin ne kurriz te popullit fukara.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbërori

          I gazetashitës analfabetë, ça dmth "triangolo"? Po pse nuk shkruani italisht më mirë, i bini shkurt..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje