
Prej disa kohësh IKMT ka zhvilluar aksione në shtratin e lumit Vjosa ku ka bllokuar disa automjete të cilit po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.
Ditën e sotme, IKMT ka zhvilluar aksionin në një tjetër zonë të mbrojtur siç është Parku natyror i lagunës së Kune Vainit në Lezhë dhe ka hapur rrugën pas një bllokimi të gjatë në kohë.
Inertet e hedhura në mënyrë të paligjshme kishin bllokuar ‘Grykën e Matkeqes’ – kanalin kryesor që lidh lagunën me detin dhe e ushqen atë më ujë të kripur dhe oksigjen, gjë që kishte vënë në rrezik faunën e ligatinës.
Lini një Përgjigje