Aksident në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG

20 Qershor 2023, 18:24Kronika TEMA

Aksident në Tiranë, përplasen 3 makina pranë TEG

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të TEG.

Sipas të dhënave paraprake në aksident janë përfshirë 3 makina, teksa një prej drejtuesve ka mbetur i plagosur.

Personi i dëmtuar është dërguar në spital, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje