Bledi Çuçi: Dhuna e muxhahedinëve ndaj policisë e patolerueshme

20 Qershor 2023, 17:30Kronika TEMA

Bledi Çuçi: Dhuna e muxhahedinëve ndaj policisë e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, doli në një konferencë për shtyp, pas operacionit në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri.

“Shqipëria u ka ofruar gjithçka për qëllim humanitar, ju kemi ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve edhe nga shërbimet sekrete të Iranit dhe besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar në siguri të plotë dhe është e paimagjinueshme dhuna ndaj policisë së shtetit, është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe thyerje të kodit të mikpritjes. 

Në marrëveshje është e qartë që iu ndalohet aktiviteti politik, apo protestave. Aktiviteti i tyre politik ka tërhequr vëmendjen e SPAK, që ka filluar më shumë se një çështje penale dhe siç duhet të veprojë çdo institucion në Shqipëri, SPAK kur ka pasur arsye dhe dyshime të arsyeshme dhe indicieve të fora, i është drejtuar gjykatës për të bërë kontroll brenda kampit, dhe sekuestrime të pajisjeve që kanë lidhje me çështjen që ka filluar SPAK dhe Gjykata ka marrë një vendim”, tha Çuçi.

1 Komente

  1. a
    aa

    po dhe cfare masash do merrni? kjo na intereson

    Lini një Përgjigje