
Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me tensionet dhe konfliktet e ndodhura sot në kampin Ashraf në Manzë.
REAGIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME
Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.
SHTETI SHQIPTAR ESHTE IPAFUQISHEM PER TU BERE MIKPRITES NDERKOMBETAR.ENVERIN E KEMI KRITIKUAR SE PRISTE 20-30VETE NE EMER TE INTERNACIONALIZMIT DHE TANI PRESIM ME MIJRA NE EMER TE KETIJ INTERNACONALIZMI KUR JEMI NE DITE TE HALLIT NE TE GJITHA DREJTIMET.
paketojini dhe qerojini mbrapa ne Iran
Muxhahedinet jane group terrorist qe paraqesin rrezik per sigurine kombetare shqiptare dhe si te tille duhet te perzihen nga Shqiperia, e cila eshte kthyer ne vend depozitimi organizatash terroriste.