Kontrollet e policisë në MEK, muxhahedini i larguar nga kampi: Policia ka të drejtë

20 Qershor 2023, 12:35Kronika TEMA

Kontrollet e policisë në MEK, muxhahedini i larguar nga kampi: Policia

Rahimi, ish-anëtar i muxhahedinëve tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 1 viti për ata që tashmë janë larguar nga kampi MEK.

Sipas tij policia ka të drejtë t’i kryejë ato kontrolle sepse është detyra e tyre.


“Edhe ne na ndodhi një kontroll i tillë para 1 viti nga SPAK-u dhe nga anti-terrori që të na kontrollojnë. Policia ka të drejtë të të kontrollojë dhe të të pyesë, është puna e policisë kjo. MEK-u e di veten shumë ndryshe, e di veten si një pozicion jashtë Iranit dhe ne jemi të vetmit drejtues të Iranit dhe ata që do të zëvendësojnë Iranin dhe kanë gjithmonë luftë.

Nëse shikoni televizionin e vet kampit, MEK-u arriti me sulme kibernetike të vjedhë të gjitha të dhënat e shtetit iranian. Ka shumë anëtarë që janë tani në MEK që kanë studiuar kibernetikë dhe janë shumë të mirë në teknologji.

Unë vet kam punuar në MEK me televizione dhe e di shumë mirë që ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Ata e dinin shumë të mirë që janë ndërprerë marrëdhëniet e Iranit me Shqipërinë, por thuhet se Shqipëria është vendi jonë,” – u shpreh Rahimi.

6 Komente

  1. D
    DikManJaku

    Na plasi kari.Vdiqen 4 veta ne bulevard e se ka rrujt trapin njeri me i gjet kush i vrau pse i vrau.Vdesin shqiptaret perdite tu var veten neper burgje se i kane kap tu bo gardhin e shpise pa leje. Ti zhdukin nga ketu se nuk i duam me.mire Pakistanezet e afrikanet te pakten punojne keta legenat me duket se rrojne me taksat tona.Te perzihen urgjentisht nga Shqiperia le.ti maj amerika se ka qytete fantazma.plot le ti populloje me.keta.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tili prej Thanze

      Ore njerez e paskan da mendjen muxhahet qe Manza o prone tyne mund me ba çdo send. Mos mi leju as policine e shtetin tan me ba kontroll. Ky o kulmi fiks Sun kuptoj gja une

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        Absurde nxirini jashte keta plehra largohini nga vendi . Per te gjetur origjinen nga vijne sulmet kibernetike eshte e thjeshte do pak kohe por gjendet . Ti shpetoshe koken dhe te kerkojne te te hane koken eshte me e rende se sa goditja qe armiku apo kundershtari te jepe qeveria duhet expulse keta te pabese

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Kampi iraniano nuk eshte territor as i shtetit iranian,as i shtetit iraniano Mek.Eshte pjese e shtetit shqiptar ku eshte ngritur kamp refugjatesh nen kontrollin ligjor te shtetit shqiptar.Policia,prokuroria gjukata Ka kompetenca ligjore te kete kontrollin ne kete kamp.Ashraf tre nuk eshte kamp spiunazhit,qofte Edhe qender sulmeah kibernetike.Po te thellohet hetimet ,Edhe sulmet kibernetike ndaj Shqiperise e Kane lidhjen me Ashraf tre.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni Montana

            Oooooo......shteti yne nuk eshte shtet....por eshte shkedhet, ata qe rrine aty jane me shpenzimet amerikanet....poooorrrr po nuk i pelqjne rregullat....cojini ne RUANDA.....se eshte siguri atje....te pijne caj ose kafe me luanin.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eri

              Sa bukur e keni shkruar lajmin, sikur me qenë Rahimi nga Irani që s’di shqip.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje