Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

20 Qershor 2023, 15:12Kronika TEMA

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri lidhur me zëvëndësimin e masës së tij.

Më 14 qershor përmes avokatëve të tij Beleri kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të është prangosur dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, për të cilin është dhënë masë më e lehtë pasi vuan nga zemra.

Edhe pse u arrestua, Fredi Beleri arriti të fitonte zgjedhjet në Himarë me një diferencë të vogël votash dhe pak javë më parë KQZ i dha mandatin.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të marrë një vendim për Himarën, duke qenë se kryebashkiaku i ri është në qeli dhe zyratarisht i pandehur.

3 Komente

  1. j
    janulles me rock kokes

    Mbaeni brenda qenin , te paguaj dhe per krimin ne Peshkpi te organizuar me bandat paraushtarake te Agimit te Arte dhe te financuara nga qeveria helene ...dhe te mbyllur syte nga qelbesire kombetare nje kriminel i peshtire me emrin Sali Berisha .... Mos tju dridhet qerpiku nga politikanet helene .....nuk kane as me te voglin shanc dhe nuk ua mer doren askush ne EU ....Te ishim per ata , ne nuk do ishim futur kurre ne Aleancen Atlantike ....mos u thyeni nga te pabuksit e EU qe rojne dhe ndertojne shtetin e tyre me borxhe Europiane .... Kalbeni brenda qenin ...asnje perjashtim nga ligjet tona , jo ambasdore te vije verdalle por dhe perendia vet mos u thyeni ...qendroni ne kembe dhe zbatoni ligjin ....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Ta gezoje qirje Beleri dhe me shendet.cdo gje keputet ku eshte me e holle harami keputet ku eshte me i trashe

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        More si shume po merreni me kete krric... Po Greqia cdreqin do me zgjedhjet ne Shqiperi..Se si shume mbane qendrim me dy faqe... Pastaj nuk na e kane shpirtin ne dore keta shejtan grekerish..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje