Trupi i pajetë i iranianit largohet nga kampi, ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes

20 Qershor 2023, 16:19Kronika TEMA

Trupi i pajetë i iranianit largohet nga kampi, ekspertiza mjeko-ligjore do

Trupi i 65-vjeçarit të pajetë është larguar këtë pasdite nga kampi MEK në Manzë, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ambientet e kampit Ashraf 3 u largua dhe grupi hetimor, bashkë me prokurorin Sokol Nishani që po drejton hetimet.

Ka dyshime se 65-vjeccari mund të ketë humbur jetën para operacionit policor, po do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë kohën e vdekjes.

Këtë të martë herët në mëngjes, Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antiterror nisi një operacion në kampin ku strehohet që prej vitit 2015 muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Policia hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike. Në mes të tensioneve, muxhahedinët deklaruan për mediat se ka një viktima dhe disa të plagosur në kamp. Pas largimit të policisë, ata vazhduan të protestonin, ndërsa akuzuan policinë se “u vrau vëllanë e tyre”.

3 Komente

  1. J
    Jugu

    Po mire policia e mohon qe eshte vrare dikush, po ne fakt eshte vrare? Ka vdekur? E vrau policia? Sa per qendrimin e tyre ketu eshte dhurat nga Ramuti per ti bere qejfin USA. Ta gezoj Baftjari, dhe kjo gazete pacavurre me gjithe lepirasat komentues me pagese te jete me serioze.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Faji personal ! mbase aqe e ka pasur deshiren..

      Mbase mund te kete pasur dhe probleme te tjera Shendetesore me pare ! Nese jo varja,,faji i tije....po tju bindesh Rregullave dhe Ligjeve sote nuk te vrete njeri... Ha po per te vrare te Vrisnin nga 90 e deri sa ishin ne pushtet ata Spiunet Ordinere apo kriminele Ordinere.. Sote nuk te vrete njeri...iku ajo kohe kure te vrisnin sic kane vrare 32 vite ..

        Lini një Përgjigje