Çfarë u zbulua në kampin e muxhahedinëve? Zbardhen detaje: Dyshohet se kryenin sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera

20 Qershor 2023, 16:06Kronika TEMA

Çfarë u zbulua në kampin e muxhahedinëve? Zbardhen detaje:

Gazetarja e kronikës, Etleva Delia, ka zbardhur detaje të reja  në lidhje me aksionin e Policisë, RENEA në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Ajo thotë se kontrolli është bërë konfirm të gjitha rregullave, por vetë muxhahedinët nuk e kanë pritur mirë këtë “mësymje” dhe më pas janë përplasur me Policinë.

“Nga të gjitha të dhënat që kemi siguruar kontrolli është bërë konform të gjitha rregullave. Është një vendim që është marrë ditën e djeshme dhe ka shkuar sot për tu ekzekutuar nga policia, kanë qenë dy prokurorë që kanë kërkuar këtë bashkë me RENEA dhe është bërë konform rregullave, por është hasur në rezistencë të muxhahedinëve”, tha ajo.

Në studion e ABC News, Delia tha se SPAK dyshohet se ka pasur informacione për sulme kibernetike, që muxhahedinët kanë kryer ndaj shteteve të tjera. Kjo shtoi ajo është në kundërshtim dhe në shkelje të marrëveshjes, me të cilën janë pranuar të vijnë në Shqipëri.

“Hetimet që po kryheshin nga SPAK, kanë pasur informacion në lidhje me sulme kibernetike që ata mund të kenë kryer ndaj shteteve të tjera. Kjo është në shkelje të marrëveshjeve që shteti shqiptar ka më muxhahedinët, që janë strehuar për qëllime humanitarr. Në marrëveshje është qartësisht e thënë dhe e nënshkruar që nuk ka asnjë sulm  për vendet e tjera, Iranin jo e jo, as Shqipërinë dhe as vendet e tjera dhe kjo është arsyeja pse është kryer një kontroll i tillë. Kontrolle edhe për persona që mund të kenë qenë anëtarë të MEK, por mund të kenë devijuar gjatë rrugës”, tha ajo.

Referuar burimeve, gazetarja tha se në aksion janë sekuestruar kompjuterë të teknologjisë së lartë, për të cilët duhet kohë që të kontrollohen se çfarë informacionesh ka brenda tyre.

“Aty nuk ka vetëm kompjuterë dhe laptopë të thjeshtë, janë  kompjuterë të teknologjisë së lartë, që duhen kohë që të hapen dhe të shihen se çfarë kanë brenda. Kjo mbase ka qenë arsye se pse ata nuk e kanë pritur mirë aksionin e policisë. Janë shumë të zhvilluar në teknologji dhe SPAK do të provojë nëse janë përdorur këto mjete për sulme të tilla. Ata s’kanë pse ta kundërshtojnë këtë kontroll, që nga ky moment fillojnë dyshime se përse duhet të kundërshtohej”, tha ajo.

Në lidhje me pretendimet e muxhahedinëve se një anëtar i tyre ka humbur jetën  nga përplasja me policinë shqiptare , gazetarja tha se për këtë duhet të pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do t’i japë përgjigje pretendimeve. Gjithsesi Ministria e Brendshme  në reagimin publik e ka mohuar të ketë viktima si pasojë e kontrolleve në kampin e muxhahedinëve.

“Mjekët ligjorë e gjejnë se kur ky perona ka ndërruar jetë, shkaet e etj. Kamerat e sigurisë do ndihmojnë nëse ky person ka qenë në mesin e këtyre  personave të tjerë, që në momentin që pretendojnë ë se janë sulmuar.  Në rast se shteti shqiptar ka strehuar muxhahedinët për qëllime humanitare ky ka qenë kushti i parë , që ata të mos kryejnë asnjë vepër penale që cenojnë vendin tonë dhe vende të tjera, atëherë nëse kjo provohet se ka sulme të tjera, ky është skandal”, tha ajo./  n.m.abcnews.al

4 Komente

  1. D
    Davidi

    E krijuat direkt alibine. Vdiq robi atje dhe tani duhet te mbulohet. Ti Mero bythqiri je nje ndyresire e pashoqe, pjese gjithe skemave mashtruese te qeverise Rama. Mir beri Berisha qe te flaku tej si lecke pidhi te femrave te lexuesve te rregullt te Temes.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jugu

      Polici e Rames, diletante, amatore. Kur thote qe nuk eshte varre njeri kur thote qe do bejme ekspetize mjeko ligjore. Ata jane njerez qe ti i morre me deshire te madhe per te pastruar figuren tende o Rame te amerika. Tani na nxjerr teori koti, jo sulme kibernetike, jo pordhe me rigon. Vetem sahanlepiresit e Rames i besojne keto teori.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Do te shkoi muti ne gju,pritet gjakosje e kolotripida-s se tourkoalvanoi-ve dhe Mujahedeen's..... allah uakbar!

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Nje gje nuk kuptoje ne kete mes:Pse Shteti ashqiptar i ka lejuar keto Kompjuteravshume Moderrne,te bijen ne duart e ketyre.Nga i erdhen,pse Doganat Shqiptare i kane lejuar.Jeni Shtet ose Jo,nuk paska faj Irani qe keto i ka Zbyther prej vitesh.Hipini ne Tragete dhe nisjani Amerikessss.Erdhen per nje kohe te shkurter,si Afganet,dhe po bejne 10 vite ketu,tani nuk Rrespektojne dhe Shtetin prites.Perziini nje ore e me pare,perndryshe kufte do keni nga kata Mavije.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje