Inspektori i policisë në Tiranë qëllon me pistoletë brenda në komisariat kolegun (ishte pa dashje)

16 Shkurt 2024, 10:31Kronika TEMA
Inspektori i policisë në Tiranë qëllon me pistoletë

Një efektiv i Policisë së Tiranës ka plagosur kolegun e tij të enjten, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, kur punonjësi i Policisë, inspektor Konstandin Çipi, gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë, inspektor Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Çipi është pezulluar nga detyra.

Pas plagosjes së kolegut Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë, për plagosje nga pakujdesia.

2 Komente

  1. E
    Eri

    Keta bolet rrine me arme ne zyre dhe me plumbin ne goje gati per qitje. Lere qe bejne edhe shakara idiote me njeri-tjetrin duke i dretjuar armen.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezim Lama

      Rasti vërteton mungesë profesionalizmi .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje