Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg” për Altin Çokun, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes së një 27-vjeçarje, për shkak të publikimit të një fotoje intime me të në rrjetin social TikTok.
Para seancës, Çoku shfajësoi veten duke mohuar publikimin e fotos.
“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i TikTok si gjithë të tjerët”, është shprehur ai.
Çoku njihet si një person problematik pasi dyshohet edhe për raste të tjera të shantazhimit të vajzave. Një rast ka të bëjë me një vajzë në Laç, të cilën gjithashtu e ka kërcënuar me foto intime.
sa i forte paska qene gungaci
Tu kujtua ligji tani ?