Afera CEZ-DIA, avokati: Po hetohen edhe 3 vrasje që janë kryer për të mbuluar korrupsionin

14 Shkurt 2024, 22:00Kronika TEMA
Afera CEZ-DIA, avokati: Po hetohen edhe 3 vrasje që janë kryer

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, bëri deklaratën e fortë lidhur me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 114 milionë euro dhe për të cilën është marrë në pyetje edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Beqiri tha se hetimet për aferën kanë përfunduar por po hetohen edhe 3 vrasje të tjera të cilat sipas tij janë bërë për të mbuluar aferën e korrupsionit.

“Ka mbaruar CEZ-DIA. Por mund të ketë probleme të tjera. Jam i bindur se ka probleme që lidhen me vrasje të cilësuara për të mbuluar aferën e korrupsionit. 3 vrasje janë.

Ka lidhje edhe me gjera të tjera. Por si shpërdorim detyre, si korrupsion pasiv, e ke të provuar diçka të tillë, me letër-porosi që kanë ardhur, me dosjen që e krijoi një komision parlamentar që është gati për gjykim. Atëherë pse nuk e çon në gjyq?”-u shpreh Beqiri.

Avokati shtoi se SPAK duhet të ketë hetime më të vrullshme që t’i përgjigjen nivelit të krimit.

1 Komente

  1. S
    Shqipetari

    Shpellaret muter dhe kokelopet hajduter duhet te burgosen dhe te me japin mua pasurine time te vjedhur.Une nuk i fal shpellaret dhe gomaret qe me vodhen per 3 dekada.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje