E rëndë në Tiranë: E mitura përfundoi në spital, policia kap 31-vjeçarin që e abuzoi seksualisht

14 Shkurt 2024, 17:40Kronika TEMA
E rëndë në Tiranë: E mitura përfundoi në spital,

Një e mitur ka rënë pre e abuzimit seksual nga një 31-vjeçar tre ditë më parë në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njofton se autori i dyshuar është vënë në praga ditën e sotme. E mitura kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia u njoftua se ajo ishte abuzuar seksualisht, njofton policia.

Pas identifikimit dhe kërkimeve për lokalizimin e tij, 31-vjeçari me inicialet E.Q është arrestuar ditën e sotme.

Njoftimi i Policisë:

Abuzoi seksualisht me një shtetase të mitur, falë punës intensive hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4, identifikohet, kapet e vihet në pranga 31-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e autorëve që kryejnë vepra penale, pas njoftimit të marrë se një shtetase e mitur, ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, dhe dyshohej se ishte abuzuar seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 11.02.2024, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

15 Komente

  1. D
    Daullxhiu

    Eshte mush shqiperia me pedofil, ca behet keshtu?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Duhet urgjentisht te fillojme me masa te rrepta per dhunen seksuale sidomos ndaj te miturve, (djem apo vajza qofshin) Me e pakta kastrim/tredhje kimike me e shumta denim me vdekje, nuk mund te leme femijet ne dore te ketyre mostrave, E shihni dhe degjoni sa shume histrori ka edhe ne artin boteror qe femijeve iu shkaterrua jeta nga pedofile me pushtet, nuk duhet te leme qe njerez qe tille te ekzistojne te paprekur dhe qarkullojne pa iu dridhur qerpiku

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Mos e dënoni fare tridheni ose prijani fare. Dhe le të ri pastaj si bythqirave.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhigolo

          Jo tredhje,synet deri në rrënjë!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Treni

          Nëse vërtetohet fakti, çojeni këtë hale në izolim të mbytet nga m... i tij. Jepini edhe një litar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selvia

            E mitur quhet 17 vjet e 11 muaj . Sa ishte o gazetar?!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nick

              A ishte aq apo kaq vjeç ta prishi punen ty?! Mua mu fik filmi kur lexova ishte bere per spital!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keli

                11 vjece eshte vajza ne fjale, po edhe te mos ishte e mitur nese ka abuzuar duhet te varet jo ta fusin brenda per disa muaj edhe te dal si zotri qe me pas te bej edhe rolin e viktimes se vajza donte vet. Edhe ne fund femra edhe pse e abuzuar te quhet kurve.

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @Selvie

                  Selvie edhe nese eshte 17 vjet e 11 muaj e 29 dite serish eshte minorene dhe po nje burre ne moshe madhore qe perfshihet ne marrdhenie me nje vajze ben 18 quhet pedofil edhe ne kete rast, per me teper qe vajza ka shkuar ne spital, kaq mendo per te kuptuar sa e rende eshte situata, ai e ka masakruar vajzen e gjore

                  Përgjigjjuni
                2. Z
                  Zhaku

                  Sa te te Pellcasin Sylvia me gjithe kuriozitetin tend . Pershendetje Tema lajm eshte krimi qe duhet denuar jo identiteti i viktimes . Prezantim korekt i lajmit.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zagali

                    Sa t'i pullcasin gazetarit ishte e mitura. Kaq te zorshme e kini o gazetar muti qe nuk i thoni sa vjeç ishte e mituar? Pse nuk i beni sqarime te sakta?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali/meta

                      27 vjeç

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enes

                        Zakonisht pedofileve ua publikojne emrin dhe mbiemrin. Ndersa ne Shqiperi i publikojne emrin viktimes zakonisht. tmerr ca vendi

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fiks

                          Fiks, duhet te kete nje liste publike te pedofileve dhe gjithe dhunuesve seksuale bashke me vendbanimin e tyre sic eshte ne vende te tjera, qe ata qe jetojne afer te kene kujdes Nderkohe qe identiteti i viktimes duhet mbrojtur me cdo kusht, eshte me minimalja qe nje gazetar i mirefillte mund te beje kur publikon nje lajm te tille

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Lozha

                          Shpellaret e zbritur ne Tr.keto jane pasojat...

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje