
Ilir Koçilja, 35-vjeçari nga qyteti i Durrësit i cili mesditën e kësaj të mërkure ekzekutoi me thikë fqinjin e tij, është arrestuar nga policia.
Uniformat blu kanë ndarë dhe pamjet e arrestimit të të riut, i cili mbante ende në brez thikën me të cilën ekzekutoi fqinjin.
Koçilja u arrestua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Ai qëlloi për vdekje fqinjin e tij, Halil Koka, pas një konflikti banal për një vendparkim. Burime bëjnë me dije se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Dyshohet se 34-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Si e prek thiken me dore ky polic idiot? Ai po le gjurmet e gishterinjve te tij ne armen e krimit dhe fare mire gjykata mund ta cmoje si prove te paparanueshme. O Zot, di te punoje dikush ne Shqiperi si duhet
Nuk meret vesh me keta gazetar. Autori krimit njehere ne del 31 vjeç,pastaj 34 e me vone 35 vjeç.
Si u bë që të gjithë vrasësit të vuajnë nga problemet mendore!!!? A mos vallë e tërë shqiptarët janë me probleme e të meta mendore,a asnjë nuk "sagllam nga mendja"?
Polic pa nivel! Kap armen e krimit pa doreza. Rumpalle!
Me thikën që kreu krimin në brez....debila, as te formuloni nje fjali te thjeshte shqip nuk dini.