VIDEO: Hodhi pistoletën në lulishte e tentoi t’i ikë policisë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

15 Shkurt 2024, 14:06Kronika TEMA
VIDEO: Hodhi pistoletën në lulishte e tentoi t’i ikë

Helidon Marku është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi është kapur me armë pa leje.


48-vjeçari sapo ka parë policinë, ka zbritur nga makina dhe është përpjekur që të largohet, ndërsa ka tentuar që të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete.

Por është kapur nga forcat e policisë dhe është arrestuar në flagrancë. Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi. 

Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.    Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme",- njofton policia.

1 Komente

  1. A
    Agron Gjekmarkaj

    Heu bre! Marre e madhe.Çat allti sun e majta dot se u frigova se do ma rrasnin n ven t lik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje