Ishte me të birin në makinë kur ai vrau policin në Fier, ja çfarë dëshmoi nëna e Azgan Mërnicës

14 Maj 2024, 11:20Kronika TEMA
Ishte me të birin në makinë kur ai vrau policin në Fier, ja

Policia e Fierit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku humbi jetën efektivi i 'Shqiponjave' Novruz Canaliaj, ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe dy prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Kjo e fundit duke qenë se ishte dëshmitare në automjetin tip Audi me të birin Azganin, në momentin kur ndodhi krimi, dëshmia e saj është parë me interes nga hetuesit për te rindërtuar skemën se si u vra 28-vjeçari Novruz Canaliaj.


Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. "U zunë për kalimin e makinave në rrugën e ngushtë të fshatit, dolën nga makina dhe debatuan. U thashë të dyve mos u zini", tha ajo.

Ka parë djalin të zbres nga makina dhe të konfliktohet me policin. Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.


Ndërkohë në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes.

Lini një Përgjigje