Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i pajetë trupi i 49-vjeçarit në plazhin 'Gjiri i Hartës'

10 Mars 2025, 16:49Kronika TEMA
Ishte shpallur në kërkim nga familjarët, gjendet i pajetë

Një 49-vjeçar, i identifikuar si Naim Likometi, i raportuar i humbur që prej datës 8 mars është gjetur sot i pajetë në Ksamil.

Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës” dhe paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 49-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje