Ai, njihej si “ujku i vetmuar”. Vepronte i vetëm. Kishte rrezikshmëri mjaft të lartë. Julian Sinanaj, është një prej pentitove më të njohur shqiptarë. Ai është një nga vrasësit më të ftohtë dhe inteligjentë që ka njohur Shqipëria. Një njeri që nuk kërkoi ndjesë, por një roman.
Në zyrën e prokurorisë, pas orësh të tëra marrjesh në pyetje, Julian Sinanaj bëri një kërkesë që ngjalli kuriozitet. Një libër. Prokurori, i mësuar me të pandehur që kërkonin ndihma për mbrojtje, një cigare, lehtësira në burg, apo kushte të mira në dhomë, e pyeti për zhanrin:
“Do ndonjë libër për mafien? Apo ndonjë krim të famshëm?”
Përgjigja e Sinanajt ishte e ftohtë dhe e prerë...
“Jo. Ato i kam jetuar, i kam bërë vetë. Në atë zhanër jam vetë autor i librit. Dua një roman.”
Një fjali që do të mbetej gjatë në kujtesën e hetuesve dhe do të përshkruante më saktë se çdo ekspertizë portretin e këtij personazhi të errët: një vrasës i përkryer. Fliste për ekzekutimin si të ishte një proces teknik, jo emocional.
“Në vitin 2014 policia dhe prokuroria për krime të rënda, arritën të gjejnë një person, për të cilin unë e kam thëne edhe herë të tjera ka qenë i penduari më frytdhënës, që kanë patur organet e zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.
“Ka pasur disa praktika që bashkëpunëtori drejtësisë ose më saktë organi i prokurorisë është tërhequr nga bashkëpunimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë përgjatë gjykimit”, u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.
Julian Sinanaj nuk është një emër i zakonshëm në dosjet penale. Ai është modeli i rrallë i një ekzekutori profesionist. Nuk i përkiste një bande të zakonshme, por ishte vetë organizatë. I pavarur, i sofistikuar, i stërvitur, i saktë deri në milimetër. Ai nuk ishte një atentator me pasion. Ishte një makinë llogaritëse, e ndërtuar për të vrarë pa zhurmë.
Kur u arrestua në vitin 2014, u shfaq si njeriu i vetëm që kishte organizuar një rrjet vrasjesh me pagesë, duke përdorur bashkëpunëtorë të përkohshëm dhe skema kamuflazhi të përsosura. Kishte vrarë në Tiranë, e Vlorë. Dyshimet ishin se kishte kryer krime edhe në Athinë për llogari të grupeve kriminale ruse.
Asokohe ish-Prokuroria për Krime të Rënda, për këtë personazh kërkoi dhe dërgoi informacion në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dyshohej se mund të ishte edhe agjent i rekrutuar i Rusisë. Hetuesit zbuluan se Sinanaj ishte stërvitur nga një ekspert i huaj për t’u bërë vrasës me pagesë. Kur merrte porosinë nuk shihte vetëm fytyrën e viktimës, çdo detaj e lëvizje. Madje, mundohej të njihte psikologjinë e viktimës. Asgjë nuk ia linte rastësisë....
“Ishte një person shumë i zgjuar shumë i përgatitur si nga ana ushtarake”, edhe nga pikëpamja e mënyrës se si ai me dinakërinë apo zgjuarsinë e tij i shmangej organeve të zbatimit të ligjit, në Shqipëri në Greqi, apo shtete të tjera ku kishte jetuar”, u shpreh Eugen Beci.
Pse u tërhoq nga bashkëpunimi me drejtësinë vrasësi i rrezikshëm
Në deklaratat e para, Julian Sinanaj shfaqi një tipar që e dallonte nga çdo i penduar tjetër: nuk akuzoi të tretë për të fituar favore. Foli për veten. Për krimet që kishte kryer. Me qetësi klinike, tregoi se si kishte organizuar vrasjen e biznesmenit në Tiranë. Si kishte koordinuar bashkëpunëtorët. Ai nuk ishte një i penduar klasik. Ishte një njeri që, siç tha vetë, “ishte lodhur”. Jo nga ndërgjegjja, por nga lodhja logjistike: duke fshehur gjurmët, duke ruajtur veten, duke mos i besuar askujt. Ishte lodhur nga perfeksioni.
Fillimisht, ai zgjodhi të fliste, duke treguar gjithçka: emra, skema, vendndodhje, mekanizma vrasjeje, detaje që vetëm autori i krimit mund t’i dinte. Zinxhiri i emrave nga biznesi dhe bota e krimit që përmendi, kishte ndikim nga Vlora deri në Tiranë. Rrëfimet e tij nxorën në pah balancën e rreme të paqes që këta personazhe ruanin.
“Mendoj që në rast se do trajtohej dhe menaxhohej shumë më mirë ky i penduar i drejtësisë, ne do kishin shumë rate të tjera të zbuluara, të cilat sot e kësaj dite janë të pa zbuluara”, u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.
“Përgjithësisht dëshmitarët me të cilët ne kemi patur një marrëveshje, kanë dhënë rezultate, kanë qenë korrekt, ashtu siç kemi patur edhe dëshmitarë të tjerë me të cilët është lidhur marrëveshja, dhe për shkak të shkeljes marrëveshjes është larguar nga programi i dëshmitarëve pasi nuk kanë qenë korrekt në zbatimin e ligjit, ashtu siç kërkohet në fakt në marrëveshje me bashkëpunëtorin e drejtësisë”, u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.
Me Sinanajn ndodhi ajo që nuk pritej. Ai kuptoi se jo gjithçka që thoshte po shkonte aty ku duhej. Jo çdo informacion po ndiqej. Disa pista po mbeteshin pezull, disa emra nuk po prekeshin fare. Marrëveshja me prokurorinë u thye. Ai u tërhoq. Julian Sinanaj nuk u tërhoq nga frika. U tërhoq nga diçka shumë më e thellë dhe më e rrezikshme: nga humbja e besimit.
“Këtë nuk e ka bërë me çdo lloj institucioni pasi sipas edhe deklarimeve, shumë institucione persona të cilët duhet të ishin në zbatim të ligjit, janë përfshirë në dhënie informacionesh në krime shumë të rënda dhe nuk ka pasur besimin e duhur me këto institucione”.
Ai kuptoi se institucionet mund të bëjnë pazare. Se të vërtetat më të rënda nuk fshihen nga frika e kriminelëve, por nga heshtja e atyre që mbajnë ligjin. Ai kuptoi se ndoshta e kishte tejkaluar vijën e padukshme të toleruar. Dhe në atë moment, u tërhoq. Nuk tha më asgjë, pasi nuk kishte më besim. Jo te një prokuror. As te një polic. Por te vetë drejtësia.
“Ka patur raste kur ata që kanë bashkëpunuar me drejtësinë janë bërë të penduar dhe gjatë hetimit kanë konstatuar, si të themi një njëanshmëri të prokurorisë ose mungesë vullneti për të hetuar apo çuar deri në fund fakteve që ai tregon. Këtu duke u krijuar dyshimi i penduari mund të tërhiqet”, u shpreh ish-prokurori Eugen Beci.
Pas prishjes së marrëveshjesh, me argumentin se ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve, Julian Sinanaj nuk mori burg përjetë, por vetëm 30 vite. Ai u dënua për vrasjen e Sokol Veizajt dhe Agron Çelës, atentatet e dështuara me tritol ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishaj si dhe ish-deputetit demokrat Ardian Kollozi. Po ashtu, ai foli edhe për planifikimin e vrasjeve për biznesmenin e gazit Piro Bare dhe dy ndërtues në Vlorë. Fatmirësisht, ato ngjarje nuk u realizuan. Para hetuesve, ai zbuloi të fshehta të nëntokës kriminale në Vlorë dhe mënyrën si figura me të kaluar të errët ishin shndërruar në biznesmenë të njohur. (Inside Story)
Bravo, bravo gazetari, bravo të madhe TEMËS per heroizimin e krtij krimineli si edhe të mjaftë kriminelëve të fëlliqur të cilët i kanë ngritur në pjedistal si shembull për aventurierë te tjere nga brezi i ri i rinisë së pashpresë shqiptare.. Jeni shkollë për "heronjtë" e botës së krimit dhe e meritoni të jeni "gazeta më e lexuar shqiptare" këto 35 vjet shkatërim dhe degjenerim kombëtar dhe njerzor në Shqipëri.
Inside story, e kishte Top-i mbrëmë o usta!!!!!
Po, dhe keta o usta, i bejne jehone.
I bejne per llogari te agjenturave te huaja antishqiptare, heroizmi i krimineleve.
Pergezime autorit te shkrimit. Te tjeret te shikojne dhe te mesojne se si shkruhet, se paku kjo lloj historie. Ky eshte nje outline per film ose per nje true crime doc. American style, jo "albanian tv, katundi metropolitan, kodra pas bregut" style.
Nje bravo e madhe,per HEROIN POZITIV,te diteve tona!Shembull i bukur se si mund te besh para'!
I zgjuar ishte por ....iu dorezua sistemit...dmth mbylli gojen....dmth fituan kundershtaret,Nuk can dot njeriu po spati tre kater shoke te beses.
Intelegjent?! I paskrupullt, po. Si mund të jesh intelegjent kur terrorizon krahun tënd të djathët deri sa e çon në polici të kërkojë siguri dhe të rrëfejë gjithë krimet. Edhe Enver Hoxha përpara se t'i hiqte qafe përkrahësit e tij me pushtet të madh, në fillim i rriste në detyrë, ju thurte lavde për t'ju ulur vigjilencën, i izolonte, i rrethonte, ju hidhte prangat dhe pastaj i vriste. Sepse në të kundërt po ti terrorizonte dhe t'ju linte shtegun hapur , bashkë me sekretet e regjimit do ja mbathnin tek UDBa dhe Asfalia, duke i bërë hatanë shtetit. Çojini një libër të Sigurimit të Shtetit me dokumentet e Enver Hoxhës dhe regjimit për të kuptuar se sa amator dhe ordiner ka qenë si vrasës. Mjafton brima ku ka hedhur përgjithmonë veten dhe ferri që ka lënë për familjen jashtë, për t'i kuptuar zgjuarsinë. Ndërsa Enver Hoxha në mes të një fërkimi global, në mes të gojës së ujkut, i rrethuar me serbë e grekë, iku si faraon, pasi i kishte shurruar të gjithë në gojë; superfuqi me armë nukleare, grekë, serbë, profetë klerikalë dhe gjithë armiqtë e tij i kishte shkuar në hell. Familjen e tij se preku askush dhe betejën e tij me historinë e bëri si çdo perandor i madh. Ja ku kemi halabaku e Tropojës që nuk la qen antishqiptar pa e shkërdhyer dhe poshtëruar, nga që si "karderr" është halabak, budalla, prostitutë dhe pordhac. Dhe nga historia doli si tradhëtar, hajdut, antishqiptar, vrasës budalla, me një targë turpi në qafë si hajdut dhe shkatërrimtar, së bashku me familjen e tij, të cilën përveç targës së turpit i la trashëgim gjaksit, drejtësinë, izolimin ndërkombëtar si hajdutë kompulsivë dhe faturën e krimeve të veta, që si frikacak refuzoi t'a paguante vetë.
Të lumtë
Intelegjent?! I paskrupullt, po. Si mund të jesh intelegjent kur terrorizon krahun tënd të djathët deri sa e çon në polici të kërkojë siguri dhe të rrëfejë gjithë krimet. Edhe Enver Hoxha përpara se t'i hiqte qafe përkrahësit e tij me pushtet të madh, në fillim i rriste në detyrë, ju thurte lavde për t'ju ulur vigjilencën, i izolonte, i rrethonte, ju hidhte prangat dhe pastaj i vriste. Sepse në të kundërt po ti terrorizonte dhe t'ju linte shtegun hapur , bashkë me sekretet e regjimit do ja mbathnin tek UDBa dhe Asfalia, duke i bërë hatanë shtetit. Çojini një libër të Sigurimit të Shtetit me dokumentet e Enver Hoxhës dhe regjimit për të kuptuar se sa amator dhe ordiner ka qenë si vrasës. Mjafton brima ku ka hedhur përgjithmonë veten dhe ferri që ka lënë për familjen jashtë, për t'i kuptuar zgjuarsinë. Ndërsa Enver Hoxha në mes të një fërkimi global, në mes të gojës së ujkut, i rrethuar me serbë e grekë, iku si faraon, pasi i kishte shurruar të gjithë në gojë; superfuqi me armë nukleare, grekë, serbë, profetë klerikalë dhe gjithë armiqtë e tij i kishte shkuar në hell. Familjen e tij se preku askush dhe betejën e tij me historinë e bëri si çdo perandor i madh. Ja ku kemi halabaku e Tropojës që nuk la qen antishqiptar pa e shkërdhyer dhe poshtëruar, nga që si "karderr" është halabak, budalla, prostitutë dhe pordhac. Dhe nga historia doli si tradhëtar, hajdut, antishqiptar, vrasës budalla, me një targë turpi në qafë si hajdut dhe shkatërrimtar, së bashku me familjen e tij, të cilën përveç targës së turpit i la trashëgim gjaksit, drejtësinë, izolimin ndërkombëtar si hajdutë kompulsivë dhe faturën e krimeve të veta, që si frikacak refuzoi t'a paguante vetë.
Te gjithe flisni. Per.ket person, po asnje nuk flet se ke mbrojti sistemi drejtesise. Apo.keni frike se ju heq Rama buken e gojes?
TURPI I GAZETARIS KY EMISION(PËR KËTË RASTË). ÇFARË ËSHTË KJO REKLAMË HIPERBOLIKE E NJË CUBI.AI QË PRET TË VRET, E ASGJË MË SHUMË PËR TË THËNË. ISH PROKURORI MOS KA NDONJË MISION????? KA NJË THËNIE:-KËPUCAR RI TE KËPUCT, MENDOJ SE VLEN EDHE PËR KËTË RAST. KËTA QË NA TREGOJNË KËTO HISTORIRA TË PA KËNDËSHME PËRSE NUK FLASIN PËR VETMOHIMIN E PUNONJËSVE TË POLICIS????AAAAA PO JU DHËMBË GOJA.
O t qifsha mu n portal e gazet o Mero pse si shfaq komentet