Euronews Albania ka siguruar dosjen e anti-mafias italiane mbi goditjen që iu dha një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe heroinës.
Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar dhe autoritetet gjermane.
Në qendër të hetimit nga autoritetet italiane janë 29 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, numri total i urdhër-arresteve është 52.
Sipas dosjes hetimore, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini.
Ndërmjetësit kryesorë të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.
Autoritetet italiane përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe përgjimet ambientale kanë arritur të dokumentojnë përfshirjen e Elvis Doçit në një episod të trafikut të drogës prej 8 kg kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, i cili është edhe një prej drejtuesve të grupit.
Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, i cili ka qenë dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës, fillimisht heroinë dhe më pas kokainë me tonelata.
në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë e konsideron Elvis Doçijn një negociator të shkëlqyer për sa i përket trafikut të drogës.
“Visin e Pojës mund ta identifikoj shumë mirë. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën. Të gjithë e quajnë Visi di Poja. Poja është Xhevdet Troplini”, – tha Dumani.
Sa here qe behet gati dosja Berisha op xhixhi,ASPAK-u i servir publikut lajme sensasionale me lloj lloj Visash per te humbur gjurmet me kryemafiozin Berisha .E nderkohe mbahet ne ne gjendje arresti kryetari i Bashkise me te madhe Shqipetare Erion Velia ,jo per kopsitje dosjeje sepse te gjithe e dine i madh dhe i vogel qe ai nuk ka kurgje per tu mbajtur nen arrest por se perdoret per arresye drejtesie qe sa here qe rritet pakenqesia per kryekrimin ,vrstarin dhe shkaterimin e ketij vendi ,ASPAK-u nxjerr qe Erion Velise i jane gjetur nje sasi biletash urbani qe me siguri i ka patur per te perfituar ai dhe familja.Ky eshte nje turp drejtesie nderkohe qe gardisti Dumani ka bere kompromis me kryebanditin Berisha qe sa here qe rritet revolta per bemat e tij ,vjedhje,vrasje,perfitime kolosale e deri blerrje me miliona dollare avokatesh ASPAK-u bene punen e te verberit,nuk shikon kurgje,nuk ndjen kurgje dhe nxjerr nga nje xhevair sa here qe barometrat tregone nje pakenaqesi ne rritje te ketij institucioni,qe lufton drogen dhe jo vrasjet ,vjedhjet,tjetersimet e pronave ish shteterore dhe private,per mese 20 vite nga nje njeri qe ka vjedhur,vrare,shkateruar shoqerine shqipetare dhe vendin e qe ironikisht ASPAK-u djersin para ketij fenomeni te dukshem a thua se eshte ndertuar posaçerisht per te ndalur trafiqet e ndryshme ne mbare boten. Ironi kombetare.
A thua se trafikun e droges e luajne apo drejtojne vetem Shqipetaret ,kur tashme dihet qe ne te gjithe boten ku jetojme sot luhet ky trafik per arresye shteterore dhe private.Ne kete bote jetoje sot prej 35 vitesh ndaj mos na beni sikur jeni te virgjer.Me keto para apo indiriekt ndoshta Dumanet jane bere pronar shtepish ,ndryshe do te dispononin nga nje shtepi si gjithe qytetaret e ketij vendi.Ndaj mos na hapni barkun me lajme boshe .Ne bordello nuk shkohet per te pare shfaqje por per te shfryre epshe.Ndaj te jetosh ne kete bote padyshim qe do prostituosh,do merresh me droge sepse puna e ndereshme mungon ,minimumi jetik gjithashtu mungon e per rrjedhoje kur shtresat e mesme dhe te ulta qe nuk nxjerrin dot diten per te jetuar padyshim qe do te gjejne rruget me te shkurtera per tiu afruar sadopak minimumit jetik te vendosur nga sheiket tane qe na propagandojne parajsen nepermjet punes se ndershme kur vete merren direkt me te tilla pislliqe ,qe pune nuk te ofron,jeten minimale gjithashtu duke te kercenuar qe te fus brenda.E gjithe bota kapitaliste keshtu eshte zhvilluar e zhvillohet me trafiqe te ndryshme ,nuk i lindi Shqipetari keto presidente,ministra e deri tek afariste qe tjeter rruge fitimi kane dhe tjeter propagandojne.Ndaj mos na hapni barkun me te tilla lajme .