Iu gjetën qindra fishekë në banesë dhe vinte baste sportive online, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

7 Shkurt 2024, 11:12Kronika TEMA
Iu gjetën qindra fishekë në banesë dhe vinte baste sportive

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur qindra fishekë luftarakë pa leje.


Në pranga ka rënë Ylli Agasi. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij në lagjen nr.10 u gjetën 773 fishekë luftarakë.

Gjithashtu u zbulua se 49 vjeçari vinte baste sportive online.

Policia sekuestroi fishekët dhe celularin e të arrestuarit, ndërsa materialet për veprimet proceduriale i kaluan gjykatës së Durrësit.

Lini një Përgjigje