
Merita Hajdari u paraqit sot në SPAK për të pyetur mbi lakimin e emrit të saj në skandalin e faturave fiktive të kompanive të lidhura me inceneratorët.
Në qendër të këtij skandali janë disa kompani, mes tyre edhe “Elvis 03”, të cilat kanë gjeneruar fatura fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e shpenzimeve nga këto të fundit, në një kohë që nuk kishin bërë asnjë punë reale.
E moshuara, e cila jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal, por se i kanë vjedhur identitetin, nuk tha asnjë fjalë kur doli nga SPAK.
Por, si është përfshirë emri i Merita Hajdarit në skandalin e inceneratorëve dhe lidhja me kompaninë “Elvis 03”?
Abc News zbulon se emri i Merita Hajdarit, bashkë me kartën e identitetit dhe nr. e ID-së, rezulton të jetë përdorur në të vitit 2017, ku gjoja është autorizuar nga Gjyste Serrmi, pronare e vetme e kompanisë “Elvis 03” për të bërë veprimet në QKB për pezullimin e aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie. Bashkë me emrin e saj, Gjyste Serrmi ka shtuar edhe nr. e ID-së së Merita Hajdarit, e cila më pas rezulton të ketë bërë veprimet në QKB.
Në fakt, e gjitha kjo është një mashtrim, pasi Merita Hajdari nuk vetëm që nuk ka bërë veprime të tilla në llogari të kompanisë në fjalë, por nuk ka qenë fare në dijeni mbi çfarë po ndodhte me emrin e saj.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi në fund, djathtas, dokumenti mban firmën e Administratores, Gjyste Serrmi. Siç mëson abcnews.al, në këtë datë, zonja në fjalë kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.
Në emrin e Gjyste Serrmit, kur ajo kishte ndërruar jetë është bërë një tjetër veprim edhe në fund të korrikut 2017, ku autorizohej Dashamir Ymeraj që të bënte veprimet ne QKB duke ndërruar emrin e kompanisë nga “Elvis 03” në “Elvis 03 shpk”.
Më herët, Abc publikoi një intervistë të gazetarit Simon Shkreli me djalin e Gjyste Serrmit, Marketin Serrmi, i cili tha se nëna e tij kishte jetuar vetëm me 11 700 lekë pension dhe shpesh kishte vështirësi të ushqehej e jo më të ishte pronare e kompanisë “Elvis 03” që rezulton se ka qarkullua më shumë se 530 milion lekë nga ato të inceneratorëve.
Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.
Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?
Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”
Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”
Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?
Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”
Po bankat cfare verifikime bejne kur hapin llogari apo kur bejne transfera. Nuk arrij te kuptoj sa kollaj jane bere gjithe keto mashtrime, dmth ky shtet rumpalle, kjo qeveri te mos na fryje koken me propogande e fjalime neper tv se e ka lene korrupsionin te rrjedhe si rrjedh uji nga mali. Bastarter.
O tifozet e Edit Mos u genjeni nga keto lajme te rreme ! Mos e humbisni devotshmedine dhe adhurimin per Udheheqesin! Se shpejti do dali e verteta qe “ per te gjitha keto fajin e ka Saliu”. Kini besim te partia dhe te komandanti !
O zot na ruaj,se nuk po kuptojme se c'po behet!