Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici - "La Repubblica": Dyshohet se vrasja e biznesmenit italian është e porositur

17 Tetor 2025, 10:42Kronika TEMA
Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici - "La

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, pas dorëzimit të autorit. 

La Repubblica thekson se vrasja e biznesmenit dyshohet se është e porositur.

Gjithashtu në artikull shkruhet se natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve dhe asnjë nga personat e tjerë që ishin të pranishëm.

Megjithatë dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë.

Artikulli i plotë i La Repubblica: 

Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit, sipërmarrësit 44-vjeçar të ndërtimit që humbi jetën nga një plumb në Shqipëri, mbrëmjen e 26 shtatorit.

Bëhet fjalë për Kamber Sulçajn, një 48-vjeçar që kërkohej nga policia që prej 29 shtatorit si autor i dyshuar i vrasjes dhe që, sipas hetimeve, kishte pasur një grindje me sipërmarrësin dhe bashkëpunëtorët e tij. Aktualisht, policia po e merr në pyetje.

Një nga hipotezat për motivin ende e pakonfirmuar nga autoritetet shqiptare është ajo e një debati të ashpër midis katër personave për dritat e makinave, që ndriçonin natën në errësirën e fshatit.

Por dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë, sidomos duke marrë parasysh shumën e madhe të parave, armët e shumta dhe pajisjet e gjetura në shtëpinë e Sulçajt, që nxisin dyshimet për një vrasje me porosi, një skenar krejt i ndryshëm nga ai i një krimi të kryer në gjaknxehtësi.

Akuzat ndaj tij janë: “vrasje në rrethana të tjera rënduese”, “mbajtje dhe prodhim të paligjshëm armësh, eksplozivësh dhe municionesh”, si dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Mbrëmjen e ngjarjes, Edoardo Sarchi, bashkë me ortakun e tij Eqerem Braçe dhe dy djemtë e këtij të fundit, ishin nisur për gjueti në zonën e Dilanit, në Tepelenë, rreth 200 kilometra nga Tirana.

Sipas hetimeve, Sulçaj, pas një debati të ashpër, ka qëlluar me armë zjarri me fishekë të plotë drejt Sarchit, ortakut të tij dhe dy djemve — por edhe drejt automjeteve të tyre.

Plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve, i martuar dhe sipërmarrës i njohur në sektorin e ndërtimit në zonën e Vareses, në Itali. Ai ishte pronar i kompanisë “Tegola Edilcentro”, themeluar tridhjetë vjet më parë nga xhaxhai i tij.

Fillimisht, policia kishte sekuestruar dy automjetet dhe kishte marrë në pyetje për gati 12 orë tre personat që ndodheshin me Sarchin atë mbrëmje, si edhe një person të katërt. Të gjithë u lanë të lirë më pas për mungesë provash.

Sulçaj ka dorëzuar pushkën e gjuetisë me tytë të gdhendur, me të cilën dyshohet se ka qëlluar ndaj Sarchit, si edhe lejen për mbajtjen e armës.

Ekspertët e seksionit për hetimin e krimeve të rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës kanë kryer procedurat për kërkesën e arrestit me burg, të cilin gjykata e kishte urdhëruar në mungesë.

Sulçaj, banor i fshatit Mesaplik, në Vlorë, dyshohet se ka qëlluar pikërisht me atë pushkë gjuetie me tytë të gdhendur ndaj Sarchit.

5 Komente

  1. T
    Tepelenasi

    Kete e kemi kuptuar! Vetem policia jone e korruptuar, jo!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Krutani

      Vlora Saranda dhe Gjirokastra jan te mbushur me sllav shqipfoles si ky pederasti qe ka vrar turistin, qartasi ska lidhje me porosi ktu, toka shqiptare eshte territor i shenjt per mikun kurse ky sllavi shqipfoles theu rregullin arberor dhe per kte do marr ndeshkimin qe marrin vrasesit e te pafajshmeve e Zoti lart do te gjykoje shpirtrat e te vuajtureve..vagenetia o vagenetia do zhdukim mbetjet e fundit sllave dhe bizantine ne Arberi dhe Epir

      Përgjigjjuni
      1. P
        Psikopat qe shkruan bajga

        Shko sot tek Psikiatri se ka 50% ulje…….por per ata me dy derrasa mangut..Ty te paska ik dyshemeja.nuk te ben dot derman asgje

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Hetoni gruan nga Fushe Kruja te italianit. Ajo kurva e ka bere ne bashkepunin me Bracet. Ajo trashegon ojesen e tij ne kompani dhe do jua jaoi Braceve ne kembim te parave. Italiani e tradhetonte lart e poshte, se rruante karin per te.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Krutan

          Skan lidhje te huajt ketu o rrot kari dhe as kompanite, ky ishte tourist

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema