
Policia ka kryer sërish kontrolle në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt.
Kontrollet u kryen pasi 300 metra pranë banesës, në lumin Kakarriq u gjet motori që ekzekutori portugez përdori për të shkuar në lokalin ku vrau biznesmenin dhe për t’u larguar pasi kreu porosinë.
Në pyetje është marrë sërish nëna e Haxhisë, e cila i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur. “Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur ajo para bluve.
Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë kanë nxjerrë zbuluar bashkëpunëtorët e këtij krimi, të cilët kanë qëndruar në hotelin dhe lokalin e Nikulajt për disa javë. Gazetarja Brixhilda Deda ka siguruar videot, ku duket qartë identiteti i autorëve, të cilët hiqeshin si turistë. Ata janë identifikuar si Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.
Dyshohet se Haxhia ka porositur vrasjen, me qëllimin e hakmarrjes. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn. Vrasja dyshohet se është planifikuar në Londër, ku këta shtetas jetojnë.
Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.
Pas Haxhiajt, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.
Ndërsa në muajin mars, mbërritën 3 britanikë mes tyre dhe një vajzë që kryenin rolin e vëzhguesit duke u fshehur mes dukjes si turistë. Ata kanë shkuar edhe brenda lokalit që konsiderohej vendi më i sigurt për Ardian Nikulajn dhe kishin fotografuar ambientet dhe studiuar daljet. I fundit në Shqipëri ka mbërritur Steven Hunt, i cili erdhi nga Rinasi më 11 prill dhe dyshohet se ishte personi që njoftoi Ruben Saraivën se objektivi ishte i vetëm në tavolinë dhe mund të vepronte.
Të gjithë lanë Shqipërinë brenda 2 ditëve pasi kryen vrasjen por nuk mundën të fshehin gjithë gjurmët e lëna pas. Dëshmi të personave që kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e ndodhura mes tyre në javët e qëndrimit në shtëpi, mjetet e marra me qira, si dhe sende të përdorura prej tyre shërbyen për identifikimin e tyre dhe dokumentimin e autorësisë në vrasje.
PO KETA SULMUAN TOP CENELLIN PER TE VRARE ROJEN QE ISHTE NE HASMERI ME ISH DHENDRIN
PO KETA SULMUAN TOP CENELLIN PER TE VRARE ROJEN QE ISHTE NE HASMERI ME ISH DHENDRIN
PO KETA SULMUAN TOP CENELLIN PER TE VRARE ROJEN QE ISHTE NE HASMERI ME ISH DHENDRIN
PO KETA SULMUAN TOP CENELLIN PER TE VRARE ROJEN QE ISHTE NE HASMERI ME ISH DHENDRIN