
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me ngjarjen e Fushë-Krujës, ku pjesëtarë të fisit të ish-deputetit Rrahman Rraja, rrahën brutalisht dy pjesëtarë të fisit Maja.
Karamuço tha se ndërhyrja politike bën që policia të ulë kokën përballë krimit. Ai tha se vetëm pak kohë më parë vëllai i deputetit Rrahman Rraja kërcënoi publikisht ish-drejtorin e policisë së Durrësit Neritan Nallbati, pasi ky i fundit i arrestoi të birin.
“Këta personazhe e kam parë në televizor që njëri prej tyre ka kërcënuar atë që sot është zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Neritan Nallbati, që mbulon policinë kriminale.
Drejtpërdrejt e ka kërcënuar, i tha të pres në rrugë, e ke personale me mua. Kjo ka kaluar në heshtje dhe nuk është bërë asnjë veprim. Neritan Nallbati në atë kohë ka qenë drejtor i qarkut të Durrësit, u bë një arrestim dhe doli xhaxhai dhe i tha drejtorit që e ke personale me mua.
U kërcënua drejtori i policisë së qarkut dhe nuk u bë asnjë veprim. Ne vetë i demotivojmë këta të policisë, ngrija lart kokën policisë dhe vendosi autoritetin që ka dhe pastaj gjykoje punën.
Nëse ai të kërcënon drejtorin “hajde në rrugë të flasim bashkë”, dhe t’i nuk merr asnjë masë, si do motivohet oficeri i policisë”, tha Karamuço.
Ka vite që them se eshte shtet i dominuar nga mafja,korrupsioni dhe bandat kriminale, por më akuzojnë si tradhëtar të atdheut. Them të vërtetën pikërisht sepse më dhimbset atdheu i bërë leckë për interesat personale të mafjes dhe korrupsionit,dhe që maskarejtë drogaxhij të shesin pordhë me foristrada tek ish-blloku duke shpresuar të mposhtin sensin e kompleksit të inferioritetit dhe injorancës qe i shtërngon zemrën,jetën dhe gjithë ekzistencës pa asnjë rëndësi dhe interes. Nuk ka popull më të destinuar në shkatërrim se si që fsheh të vërtetën dhe bën sikur nuk e shikon.
Nje shoku im thotë që "Kemi numurin me të madh të rrugeçeve per km katror ne të gjithë Europën. Nga dalin këta rrugeçër? Nga familjet tona dalin. Si babai, edhe i biri. Trap babai, trap i biri. Ne qofte se familjet edukojne femijet e tyre, është bere detyra, është hedhur themeli. Vetem kështu ka vlerë shkuarja ne shkollë. Ndryshe shkollat jane kot per trapat qe kane prodhuar prindërit trapa. Dhe trapi behet polic, gjykatës, biznesmen, politikan.
O sufllaqja qe poston me 700 emra, ku je te shk…. pragun e deres, pse nuk poston poshte ketyre lajmeve o kerme?!