Kërcënuan 34-vjeçarin për 200 000 eurot e drogës! Arrestohet i riu, shpallet në kërkim vëllai i tij

13 Gusht 2023, 10:09Kronika TEMA

Kërcënuan 34-vjeçarin për 200 000 eurot e drogës!

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim, pasi kërcënuan ish bashkëpunëtorin e tyre që t’u jepte 200 mijë eurot e rrjedhura nga veprimtari kriminale e shitjes së drogës e kryer jashtë vendit.


Gjatë operacionit policor të koduar “Pressure”, ra në pranga A. D., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh, pasi 34-vjeçari i denoncoi në polici.

“Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit”, sipas policisë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet, një motomjet dhe dy celularë në pronësi të dy vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

2 Komente

  1. k
    k

    Kjo është ekonomia shqiptare. Tregoini edhe guvernatorit kokë-lopë të mbushur me mut.

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      kalbini ne burg edhe belshkarin nje dhe dy qe bene presionin po ashtu edhe belshkariln tre qe eshte po aq moterqire qe ja ka futur belshkarece nje dhe dy heheheje

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje