Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi: S’është roli i saj, të marrë shembull nga Vatikani

30 Nëntor 2023, 09:11Sociale TEMA
Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi:

Kisha Katolike u ka kërkuar së fundmi institucioneve qeveritare, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që do ta ndalonte përdorimin e simboleve komuniste.

Sipas këtij propozimi, parashikohet edhe dënim për atë që përshkruhet si “krim i apologjisë”. Pra, ndalim me ligj i “glorifikimit” të diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmit.

Duke iu referuar këtij propozimi, historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 deklaroi se një iniciativë e tillë nuk është aspak në tagrin e Kishës Katolike.

“Nuk është në natyrën e Kishës. Madje e kam thënë, edhe kolegëve që mbronin pozicionin e Kishës në këtë rast, të marrin shembull nga Selia e Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk ka pozicione të tilla egra ideologjike kundër komunizmit, kundër fashizmit, kundër nazizmit.

Ky nuk është roli i Kishës që të vendosë rregull në botën laike. Ka tjetër mision. Kjo është në kundërshtim të plotë me natyrën dhe me mësimet Jezu Krishtit apo me 10 porositë e Moisiut. Sa i përket kreut të Kishës, del një problem tjetër që janë të huaj”, u shpreh Xhufi.

Në propozimin e saj Kisha Katolike kërkon gjithashtu që burgjet e komunizmit të kthehen në muze, të rishkruhen tekstet shkollore të historisë dhe të kufizohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

32 Komente

  1. D
    DMK

    Xhufi është komunist 24 karat por kisha të merret me fene jo politike

    Përgjigjjuni
    1. d
      dhiz is a mirikall of fridom !

      nuk eshte Xhufi komunist po je ti loqe i plakut Mere

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Kisha katolike shqiptare mbetet nje kontributore e madhe patriotike ne luften per gjuhen,kulturen dhe perparimin e vendit nder shekuj.Nga ky religjon kane dale patriote te medhenj ne luften per liri,shkrimtare,historiane,arkeologe dhe personalitete te kultures sone kombetare.Por kisha ka gabuar nder vite.Ajo ka dale shpesh nga misioni i saj shpirteror,dukr shkelur rende statusin e saj te bazuar ne rregullat dhe statutin qe ka Selia e Shenjte.Keto gabime i beri gjate Mbreterise dhe disa individe perfunduan te varur ne litar apo u burgosen nga Zogu.Te njejten gje bene gjate pushtimit Fashist duke u bere anetare te partise fashiste apo drejtues te Regjences fashiste.Pas Luftes se Dyte Boterore u bashkuan me kolaborscionistet dhe mbeturinat e fashizmit dhe me arme me dore,disa freter katolik organizuan kryengritjen e Postrribes,ate te Malesise se Madhe apo me Preke Calin.Pati dhe meshtare qe rrembyen armet,vetem dhe u vrane nga regjimi komunist shpellave dhe maleve.Nje pjese tjeter ia mbathen jashte vendit duke u arratisur.Disa te tjere qe bene “Propogande dhe agjitacion” e ngrysen jeten ne Burrel,”ku hyn dhe nuk del”.Tere ky kalvar vuajtjesh dhe persekutinesh mizore ndaj fese dhe veçanerisht Klerit Katolik erdhi si rezultat i implikimit dhe marrjes me politike te kishes. Feja sot eshte e lire dhe e kthyer ne institucionet e saj te besimit.Sado te jene te ndjeshem ndaj artit,filmit,drames jane gabim pasi arti dhe kultura kane lirine e tyre per te bere objekt apo subjekt kedo.Veprat e artit te krijuara ne diktature e paguan shtrenjte tere krijimtarine e tyre antikonformiste me jete dhe qindera vite burg,por lane per brezat kryevepra ne kinematografi,teater,pikture,muzike,balet dhe arte te tjera.Personazhet me prifterinj,me hoxhallare,dervishe apo murgrsha ,sado te ideologjizuara te jene,sado te shtremberuara qofshin,ato i referohen nje realiteti te caktuar dhe pasqyrojne nje epoke te erret te popullit tone,por qe i dhane atij kryevepra te kultures shqiptare.Ato u krijuan nga artiste te medhenj kryesisht Katolike,Ortodoks dhe Myslimsne ne nje periudhe qe te pritej koka.Ne tere boten jane krijuar vepra te medha nen diktatura te egra,por ato ruhen si thesare te kultures boterore.Napolon Bonaparti ishte nje diktator i majte,por sinfonia e Bethovenit kushtuar atij luhet sot kudo,statujen e tij nuk e kane prekur. Do ishte e arsyeshme qe kisha te shohe punet e zotit dhe prifterinjte te merren me grigjen e tyre vetem per punet e zotit e jo me politike.

      Përgjigjjuni
      1. p
        p

        Kisha e (de)politizuar!Kemi qene te indoktrinuar dhe mendimet per keto ceshtje e kemi patur te dyzuara.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roland

          Kisha e (de)politizuar!Jemi rritur te indoktrinuar dhe per shume ceshtje ne komunizem,kishim degjuar vetem njeren pale.Sulm ndaj kulteve fetare,besimit ne teresi.Po mire,po Kishes c'i duhet qe merret me politike.Pse ben gabimet e komunizmit?A kerkoi ndonjehere kisha falje per bashkepunimin me nazizmin?Lerjani,o te bekuar te Perendise,te merren historianet dhe historia.Shikoni grigjen,sherbejuni njerezve,kjo eshte detyra Juaj.Para Zotit,jemi te gjithe te perulur.Nje gabim i bere ne nje moment te historise,nuk duhet te rregullohet me gabim tjeter.Njerezit jane te lire,cfare duan dhe cfare te besojne.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            do te fshihet turuku xhufi pos smundet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Debil Pellumb Xhufi eshte nga Progonati Kurveleshit njesoj si Bejler plehra qe eshte shitur per dy leke tek Hale-Helenistani.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kufitari

              e sakte!!! let the church mind its own business

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mirditori plak

                Shume i vonuar ky reagim i Kishes Katolike. Qe ne 92 duhej dale me nje deklarate te tille dhe te vareshin pa gjyq ne shtyllat e elektrikut te gjithe komunistet nga sekretar Partie i ndermarrjes e lart. Po te veprohej keshtu, do te ishim prej 10 vjetesh ne BE.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veriori

                  O mirditor beqir! Jeni te njohur vetem per pabesine tuaj, as verioret nuk ju shohin dot me sy, sa zbritet dhe vodhet tokat e qytetareve, e qelbet vendin dhe prej jush nuk na fusin ne BE as per 100 vjet se jeni hajdut, mashtrus dhe te pabese!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moisi Golemi

                    Edhe mirditor edhe anti-komunist?? Po ju mirditorët ishit të parët që spiunonit te Sigurimi këdo që hynte e dilte në Mirditë. Juve ju kishte dhënë pushteti pushkë për çdo shtëpi dhe ishit pushkatarët më të zellshëm kundër diversantëve. Te ju votohej masivisht për sekretarët e partisë dhe delegatët e Kuvendit. Yyyyysht!!!

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nuk besoj

                    Përsëri fidanë inkuizitorësh

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Silvia

                      Xhufi mos u merr me apologji komuniste e religiose! Kisha flet ne emer te paqes dhe denon propogandat indoktrinuese kriminale qe cenojnë jeten! Ca te keqe sjell nje propozim i tille, apo cënohet njeriu i ri komunist i bere ne laborator idesh kunder jetes. Ideologjia komuniste eshte e vertete qe luftoi nnazifashizmin por mbetet nje ideologji ekstreme totalitare kunder jetes. Ndersa kisha ka zhvillu Civilizimin perendimor ndersa komunizmi po ben antihumanizem akoma sot ne bote.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Yllka

                        Nuk i duhet fare fesë të merret me politikë. Atëher kisha katolike duhet te merret edhe me simboket e Sali Betishës cjapu pkak serb si dhe me simboket e Azem Hajdarit. Sipas kishëa katolike duhet të merret edhe myslymanizmi me simbolet e ndonjë sistemi tjetër, si xjzlz vjen sistemin e sali Berishës. Xhufi ka shumë të drejtë se nuk i duhet fesë të merret me politikë pasi fillon edhe përçarja mes feve, ku fetë në Shqipëri kanë harmoni të jashtëzakonshme.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anm

                          Me pak fjale kisha po sillet si vet ata që e martirizuan.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koli

                            Mesimet e Jesusit te shqetesojne ty maskara. Ky pis nuk duhet marre per ceshtje te historise e moralit te kohes se monstrave. Eshte shume i kompromentuar “ dhenderushi” .

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zhaku i pamposhtur

                              Ndofta vertete nuk eshte roli I kishes qe te ngsterrohet ne politike por per ato qe thote pozicioni I kishes eshte jashtezakonisht I drejte,une per shembull jam ateist por me duket shume e drejte pozicioni I kishes katolike dhe mendoj se shyqyr qe doli nje istitucion qe po denoncon kete padrejtrsi dhe ironi te turpshme qe po vazhdon tu behet shqiptareve nga regjimi 30 vjecar i trashegimtareve te drejtperdrejte te regjimit monstruoz te demonit enver hoxha.Une nuk po kuptoj arsyen perse juzoti Xhufi e kundershtoni kete vendim te kishes katolike? A e dini se sa shqiptare e shikojne si rreze shprese kete pozicion te kishes katolike?jane me mijra e mijra ata persona qe u burgosen dhe u pushkatuan padrejtesisht nga regjimi komunist i demonit enver,jane me qindra mijera familjet e familjaret e tyre qe u persekutuan dhe u internuan padrejtesisht dhe mizorisht ndersa regjimi I sali berishes dhe I edi rames vazhdon me nje nostalgji te semure dhe I thur lavde dhe glorifikon qoftelargun demonin e semure menderisht tobestarfullane enver hoxha kete person qe u be lanet edhe nga babai I tij biologjik...pra ku eshte e keqja qe po kerkon kisha katolike ne kete mesmor z Xhufi? Populli kerkon drejtesi sepse gjoja kemi 30 vjet demokraci por demokraci nuk po shikojme.A nuk e kuptoni qe nostalgjiket e qoftelargut enver nuk bejne dot shtet? Ata kane deshtuar qe te gjithe si te majte te djathte te kuq te verdhe Blu rose apo ngjyre ylberi te gjithe kane deshtuar te bejne nje shtet serioz...arritjet e tyre jane vetem negative antishqiptare antipopullore antinjerezore prandaj edhe ky popull ka marre arratine nga syte kembet,edhe nje ze shprese qe del dilni ju 'elita' dhe vraponi ti mbyllni gojen duke I mbushur mendjen popullit se ju keni te drejte...Nuk ju kam pare ndonjehere ju z Xhufi qe ti kunderviheni kishes ortodokse te Janullatos dhe ti tregoni vendin per njemije e nje poshtersira qe ka bere kundra shqiperise dhe kombit shqiptar me projektet e saj afatgjata te ckombtarizimit te shqiptareve te glorifikimit te luftetareve te helenizmit apo te anashkalimit te shenjtoreve apo patrioteve ortodoks shqiptare...?nuk ju kam pare z Xhufi te merrni aren't e popullit te thjeshte..kush do ti denoncoj vuajtjet e te perndjekurve qe lartpermenda? zeri I tyre perben alergji tek qeverria e rames dhe e berishes...si nuk keni nje fije humanized,kush do ti denoncoj viktimat e komunizmit? kane kaluar mbi 30 vjet dhe Ju (pushtetare politikane gazetare historiane akademike) mbyllni gojen per te gjitha padrejtesite dhe si per ironi nuk harroni qe cdo dite ti servirni ne media ketij populli demonin qoftelarg enver hoxha.kjo eshte nje padrejtesi e century nga ana juaj pra ju trashegimtaret e ish regjimit komunist e keni veryetuar me se miri ate thenien popullore qe thote se 'molla bie nen pemen e saj' apo se ' nga ferra nuk main trendsfili'... Mendoj se pavaresisht se ka kaluar shume kohe qe nga renia e komunizmit cdo gje do te shkoje ne vendin e vet pavaresisht se ju nostalgjiket jeni te perkushtuar te mos ndryshoni rruge dhe vazhdoni ta shtypni dhe ta persekutoni brutalusht kete popull njelloj sic bente mentori juaj qe kaq me devotshmeri I sherbyet dhe vazhdoni pikerisht ne rrugen e tij antipopullore dhe pa krye..Era e ndryshimeve ne Shqiperi duket shume e qarte dhe do te kthehet ne tufan qe do tju shkule me gjithe rrenjet tuaja te kalbura ju trashegimtareve te komunizmit ju pseudo historianeve pseudo politikaneve pseudo akademikeve pseudo gazetareve ,ju do te mertni vulen e turpit nga historia si sharlatane te deshtuar qe I sherbejne nje regjimi antipopullor dhe anti kombetar..tju vij turp zoti Xhufi per veprimin tuaj,nuk ka force ne bote qe ti mbylli gojen padrejtesise..

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cantarutti

                                Xhufi ka mbiemrin dhe xhufi komunist do mbesi gjithe jeten.Sipas historise se popullit tone i bie qe klasat e permbysura ku ben pjese dhe ky duhet te punojne tokat e Myzeqese dhe te germojne malet dhe jo te bej bla bla ne TV.

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  ripushtimi aziatik nga brenda

                                  Edhe mund ta degjoja,kete kundershti,qe i behet kishes katolike shqiptare,me nje te kaluar te madherishme kulturore,heroike,ndaj persekutimeve te perbindeshme,qe i bente sistemi komunist,ku nje ingranazh gumezhites i tij,ish vet xhuf-xhufi,sikur kjo te mos vinte,nga nje qenie e tille.Qenia xhufi,diplomat i hoxhes,hyjnizues i pushtimit cfaroses otoman,tani dhe pjestare i akademise ´´shqiptare,gje´´qe tregon,ne menyre eksplicite dhe surratin dhe trupin e leckosur,si eshte katandisur ky vend,qe lloji i saliut,rames,xhufit.etj etj,po vazhdojne ta rrokullisin.cdo dite qe ne pese te mengjezit,ne hapesirat shkretore turko-arabe. Ne Gjermani ka ligje,qe dhe nqse shprehesh me fjale pro nazizmit,te pret burgu,Dhe komunizmi i xhufit ishte dhe me i keq se nazizmi,pasi hitleri ish diktator,por e donte popullin gjerman,zhvilloi ekonomine gjermane,nuk i vrau shoket,pervec rastit kur i ben nje atentat,gjate nje mbledhje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gurabardhi

                                    Klerikët katolikë dhe ata myslimanë, veprimntarinë e tyre fetare, duhet t'a zhvillojnë brënda mureve të "Shtëpive të Kultit". Kisha katolike, ka 2000 vjet që ekziston por, një "llampë" të vetme nuk e ka ndezur për të ndriçuar njerëzimin. Gjithmonë ka qënë në përkrahje të regjimeve më antinjerëzore.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Doda

                                      Kisha do me lane punet e fese e don me u marre me politike

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shaqo

                                        Prandaj Enveri i tregoi vendin. Merru me punet e zotit jo te shtetit

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Tutu

                                        Ka 30 vjet qe edhe pse u lejua feja nuk kemi pare asnje kontribut te saj social.. ata thjesht jane marre me ceshtje pronash dhe bisnesi per tu pasuruar… njerez qe ne ralitet nuk kane asnje lidhje ne besimin fetar… sa per klerin katolik , maksimumi ai mund te keshilloje besimtaret e vet per keto qe thone ( qe dhe kjo nuk eshte e moralshme ), sepse nuk e kane tagrin e udheheqesit shpirteror ( fetar ) te shumices te popullsise ( tek 13-15 %)… por mesa duket po i hyjne bisnesit politik se po u mbarohen paret:…. Te dashur klerike Shqiperia eshte Republike LAIKE … keshtu qe pozicioni juaj shteteror eshte i barabarte me ate te nje OJQ- je…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          tefiku

                                          Kisha katolike gjithmone ka futur hundet jo vetem ne politike por edhe ne shkence kur digjte te gjalle shkencetare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            ATEISTI

                                            Ai prift i cili fillon te haj nje gjellë qe nuk bene per stomakun e tij , eshte idion ai neperkembe keshillat e porosit e bibles dhe ato te fesë islame nuk kanë lexuar kuranin ! Klerikët katolikë dhe ata myslimanë, veprimntarinë e tyre fetare, duhet t'a zhvillojnë brënda mureve të "Shtëpive të Kultit". kemi mjaft politikan qe na besdisin me broçkulla , mos u perzieni edhe ju !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Artan

                                              Kisha nuk ka lidhje me deklaratat e tilla si gjithmonë feja ne Shqiperi nuk rri dot pa futur hundet dhe kjo ka qen historikisht ne vend te bej thirrje per paqe dhe lutje per popullin do dal me doktrina idjote, Papa ne Vatikan del dhe bekon ne te gjitha gjuhët e botes Keta ketu rrin e lehin , ka 32 vite qe jemi ne demokralesh dhe kisha del me idjotlliqet e veta, shumica e prifterinjve bejn biznes ne emer te kishes dhe kur ven ju thoni Bekoni nje var duan lek ose nuk te vin, edhe kur do nje mesh per te vdekurit duan lek , predikojnë por cdo gje me lek mos Beni si bej un po Beni si them un, dhe kur mer nonje puntore per ti rregulluar kishen jo qe nuk paguan por te thot e ben per zotin, po mir e bej per zotin po ata femij me buk kush i mban kan filluar ne nje zona rurale kisha te bej fabrik makaronash dhe te shesi dhe fabrika te jet tek kisha ku degjohet fjala e zotit, kisha nuk ka lidhje as me Enverin, as me Salen, as me Edin dhe me asnje ,te vazhdoj punen e vet dhe te mbyll bucen , po i del Enveri naten te ngrihen te lutem ti ler te qet me nje predikim kaq mund te bej kisha dhe prifterinjt .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Drejt

                                                Respekte per iniciativen e kishes katolike. Per fat te keq, me kete llum te trasheguar nga regjimi komunist, qe duket sikur po rigjallerohet ne vend qe te shuhet, me keta historiane si xhufi qe jane nostalgjike dhe punojne per te rehabilituar krimet qe komunizmi ne shqiperi beri ndaj popullit te vet, me kete kaste politike te njgjashme ne mos e njejte me ate te regjimit, nuk ka shume shprese per te bere dicka ne kete drejtim.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Avniu

                                                  Prap ky Xhuf turku flet per kishat ,,,njeher per kishat orthodhokse ,,pastaj per kishen katolike ,,,,ik o xhufi andej nga xhamija ose nga teqeja futi na nje tas hashure ,,dhe leri kauret ne punen e tyre ,,,po te ishe kaurr ,,mir ,,po sje ,,

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mirel

                                                    Kisha katolike shqiptare, në ndryshim nga ajo europiane, bashképunoi me nazifashizmin gjatë luftes sé dyte botërore.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Noci

                                                      Eshte e drejte,feja edhe pse e ka pësuar keq sidomos kleri katolik,nuk ka pse merret me nje te kaluar qe se ne enderr nuk kthehet me.Pak nga pak ajo e kaluar do te shkoje drejt harresës dhe dovije dita ne te ardhmen te na gjykojnë brezat tone qe i kaluam si te çuditshem qe kemi duruar,ndoshta edhe pak budallenj

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Demokrati idealist

                                                        O Mirditori plak po me sali malokun si ty që ka qenë sekretar partie çfarë duhet të bëjmë,a s’na thua se dukesh burr i çmënçur?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Deda...

                                                          Kam lexuar shpesh se kleri katolik ka bashkepunuar me nazi-fashizmin, por të pashoqeruar me deshmi apo prova... Ngjan disi me thenien se Turqia ottomane ndalonte shkollat në gjuhën shqipe, çfarë mund të jetë e vërtetë, por asnjë dokument nuk është publikuar në mbeshtetje të kësaj teze...

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje