Kishte fshehur të ardhurat, zbutet dënimi për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

18 Nëntor 2024, 12:28Kronika TEMA
Kishte fshehur të ardhurat, zbutet dënimi për ish-anëtarin e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e dënimit për Ardian Hajdarin, ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të fajësuar për “fshehje të të ardhurave”.

Apeli ka ndryshuar disa pika të vendimit të shkallës së parë, duke pushuar gjykimin për 2 nga episodet për të cilat ishte gjetur i fajshëm, raporton A2.

Në përfundim, Apeli vendosi dënimin me 6 muaj burg të ish-gjyqtarit të KPA, dënim që u konvertua në 1 vit Shërbim Prove.

Në shkallën e parë, Hajdari u dënua me 1 vit burg, të konvertuara në përfundim në 2 vjet shërbim prove.

3 Komente

  1. H
    Hajdar hajdari

    Hajdarit i erdhi radha.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nua rroku

      Shpetoi hajdari

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaban Shabani

      E shpetoi partia Hajdarin e saj, trumcak dhe palaço...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje