KLGJ kthen përgjigje për Irena Gjokën: Nuk na ka ardhur asnjë shkresë

20 Janar 2026, 21:26Kronika TEMA
KLGJ kthen përgjigje për Irena Gjokën: Nuk na ka ardhur

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilit kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

“Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrije zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thekson KLGJ.

KLGJ sipas ligjit është institucioni që duhet të shprehet nëse nga rezultatet e verifikimit te thelluar, nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Irena Gjoka është apo jo në kushtet e ndalimit për të qenë gjyqtare e posaçme.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se “bashkë me vendimin autentik, Prokuroria i ka përcjellë KLGJ-së edhe vendimin autentik të arkivimit të prokurorit grek lidhur me dënimin, për shkak të mos-ekzekutimit”.

Në të njëjtën kohë, SPAK po zhvillon hetime për këtë rast në një procedim penal pa emër.

Irena Gjoka ka gjykuar dosje të rëndësishme që përfshijnë politikanë, zyrtarë të lartë dhe personazhe të krimit të organizuar, duke e bërë këtë proces një verifikim me interes të lartë publik.

3 Komente

  1. s
    saliu

    Prekurori berishist percjellin trillime per te terhequr vemendjen e njerezve nga gjyqi 21 janarit e proceset e saliu

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Irena Gjoka kamikaze e ripjelljes, e atashuar prane drejtesise se re, per te zhbere opoziten.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kasem gahinji

        Shikoni te gazeta shqiptarja. Com fotokopjen e vendimit te gjukates se janines. Mendimin im:KY vendim eshte falls. Vula nuk identifikon ASNJE institution qe perfaqson. Tre firma nga e njejta dore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje