Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.
Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.
41-vjeçarja duket se nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje.
Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.
Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas.
Nga fakti që gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve.
Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kinernetik.
Nuk eshte krim informatik. Ne kete rast eshte krim qe eshte bere shkak i vetevrasjes se gruas. Uroj t I gjejne ato maskaresha e maskarenj qe kane bere kete poshtersi. Kriminele dhe legna njerez
Qijani ato gurët e shpis kur ta gjeni
Përtej bukurisë së detit, ai qytet është i kalbur. Njerëzit kanë edukatën bazë, por brenda nuk i ka mbetur shumë njerzëllik. Shyqyr ka kohë që të ardhurit e kanë përmirësuar ca. Këshillë: as mos shkoni në Shijak apo Shkozet, nuk ka arsye me e shpjeguar shumë, mjafton të shikoni vilat.
Nuk rresht se habituri nga shkalla e ligesise dhe poshtersise kaq diabolikeve te disa shtazave mes nesh qe shtiren si njerez.
Zbuloni idiotët dhe u jepni dënim shembullor!
Ja këto janë " të mirat " e kapitalizmit që po e dona kaq shumë ! Degjenerim , prostitucjon , papunësi , vjedhje , përvehtësim pronash , mungesë sigurie , shkatrrim familje , shkatrrim arsimi etj .
vajza e tezes qe ka krye kete krim nqs nuk ben vetvrasje duhet mbyte me gure. cdo njeri i lagjes te mbaj gur ne xhepa, edhe femijet e shkoles dhe ku ta shofin ta godasin pa meshire. eshte tamam shtrige, bile kjo tregon se shtrigat egzistojne realisht. ti ekspozohet fotojja dhe te behen mitingje para SHTEPISE SE SAJ DERI SA ZHDUKET
A është e dënueshme ligjërisht hapja e profileve në emër të tjetrit, pavarësisht se si dhe pse përdoren? Nëse jo, atëherë duhet të sanksionohet si krim dhe të parashikohen dënimet në vartësi të pasojave që sjellin ose që mund të sjellin. Nëse është i sanksionuar, atëherë organeve përgjegjëse u takon të gjejnë ndyrësirat shkaktare të kësaj vetvrasjeje dhe të gjykohen ashpër.
SPAK u duhet te gjeje patjetr kush I ka hedhur ne ate platforme kriminale tik tok dhe... 1 duhet kontaktuar kompania per te gjetur perdoruesit. 2 duhen denuar per vrasje ata qe I kane hedhur. 3 Duhet te mos lejohet me ne territorin Shqiptar platforma tik tok sepse pervec qe I le papune njerezit por eshte shkaku kryesor I shume vrasjeve dhe vetevrasjeve.